Sport

Flick sot hodhi firmën, ky është plani i Bayernit për tre vitet e ardhshme

3 Prill 2020, 19:17 Nga DOSJA
Flick sot hodhi firmën, ky është plani i Bayernit për tre

Hansi Flick do të jetë trajner i Bayern-it për tre sezone të tjera. Sot klubi bavarez njoftoi zyrtarisht se ka vendosur t’i besojë më tej trajnerit gjerman, i cili më parë ka punuar si asistent i mjeshtrit Joachim Low në kombëtaren gjermane.

“Bisedat me Karl-Heinz Rummenigge, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishin shumë pozivive dhe kemi besim reciprok. Së bashku kemi përcaktuar drejtimin për vitet e ardhshme. Do të arrijmë gjëra të mëdha”, u shpreh tekniku.

Me trajnerin Flick në stol, mediat gjermane kanë bërë prej kohësh disa parashikime për merkaton që ai do të bëjë në Mynih. Flick ka kërkuar që të thotë fjalën e fundit për transferimet e klubit. Ai mund të konsultohet, por vendimin duhet ta marrë vetë. Kjo nuk ka ndodhur më parë në Mynih, por duket se drejtuesit janë bindur.

Lojtarët që Flick do janë kryesisht gjermanë. Ai i njeh mirë talentet e futbollit vendës dhe ruan marrëdhënie të mira me të rinjtë e kombëtares gjermane. Emri i parë që pritet të zgjidhet prej tij është sulmuesi i Leipzig-ut, Timo Werner. Emra të tjerë janë Leroy Sane, Kai Havertz dhe Sergino Dest.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern flick merkato bayern flick merkato

Sondazh

Poll