Sport

22 mln euro, dy lojtarë dhe “prenotim” 1-sezonal, Interi bind Veronën për Kumbullën

3 Prill 2020, 19:12 Nga DOSJA
22 mln euro, dy lojtarë dhe “prenotim” 1-sezonal, Interi bind

Marash Kumbulla duket se do të vishet zikaltër. Mediat italiane raportojnë se Interi ka gati 22 mln euro për mbrojtësin shqiptar të Veronës, plus rinovimin e huazimit të sulmuesit Eddie Salcedo dhe anësorit Federico Dimarco, të cilët aktualisht luajnë te skuadra e legjionarit kuqezi.

Duke planifikuar që Jan Vertonghen mund të transferohet me parametra zero në verë, në Milano trajneri Antonio Conte ka kërkuar që Kumbulla të lihet një vit i huazuar te Verona. Kështu, ai do të fitonte më shumë përvojë dhe pas një viti do të ishte gati për Interin.

Oferta duket mjaft joshëse për Veronën, sepse do të mbante në skuadër edhe dy lojtarë të tjerë. Interi po konkurron me klube të tjera për Kumbullën, sepse për të kanë interes edhe Milani, Napoli, PSG-ja dhe Everton.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter kumbulla verona inter kumbulla verona

Sondazh

Poll