Sport

Messi apo Ronaldo? Kaka zbulon të preferuarin e tij në futboll

3 Prill 2020, 20:18 Nga DOSJA
Messi apo Ronaldo? Kaka zbulon të preferuarin e tij në futboll

Legjenda e futbollit brazilian, Kaka, së fundmi ka bërë dallimin ndërmjet dy lojtarëve më të mirë të 10 viteve të fundit në botë, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi.

Sipas tij, “Pleshti” është një nivel më lart se sulmuesi portugez i Juventusit. “Mendoj se Cristiano Ronaldo është një makinë. Nuk është vetëm për faktin se është i fortë dhe i shpejtë, por se është shumë i fortë psikologjikisht. Ai gjithmonë do të fitojë dhe të jetë më i miri”, është shprehur Kaka.

“Për mua kjo është një ndër gjërat e jashtëzakonshme të tij, por unë personalisht jam për Leon. Më duket më i kompletuar”, ka shtuar braziliani.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kaka messi ronaldo kaka messi ronaldo

Sondazh

Poll