Aktualitet

Rritet numri/ 62-vjeçari në Elbasan i infektuar me COVID-19, pronar i një biznesi

4 Prill 2020, 09:27 Nga DOSJA
Rritet numri/ 62-vjeçari në Elbasan i infektuar me COVID-19, pronar

Elbasan- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar edhe një 62-vjeçar, banues në lagjen 11 Nëntori. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 62-vjeçari ka në pronësi një biznes. Nuk dihet ende nëse burri është një vatër e re infeksioni në qytet.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304. 17 persona kanë ndërruar jetë.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 89. Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në  Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll