Aktualitet

Shkodra, ‘vatër e kuqe’ e COVID-19, 9 anëtarë të tjerë të 2 familjeve të prekura rezultojnë të infektuar

4 Prill 2020, 07:33 Nga DOSJA
Shkodra, ‘vatër e kuqe’ e COVID-19, 9 anëtarë të

Shkodër-Rritet ndjeshëm nurmi i të infektuarve me COVID-19 në qytetin e Shkodrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 edhe 9 persona të tjerë. Mësohet se të infekturit janë anëtarë të dy familjeve të prekura me COVID-19 në këtë qytet. 6 prej të infektuarve janë të familjes nga Dobraçi dhe 3 të familjes nga Kirasi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304. 17 persona kanë ndërruar jetë.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 89. Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në  Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll