Aktualitet

30 emigrantë shqiptarë të bllokuar në Kakavijë, nuk lejohen të futen në tokën shqiptare

4 Prill 2020, 07:56 Nga DOSJA
30 emigrantë shqiptarë të bllokuar në Kakavijë, nuk

Kakavijë- 30 emigrantë shqiptarë kanë ngelur të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës, në zonën neutrale, pasi nuk lejohen të futen në tokën shqiptare. Shqiptarët kanë kaluar doganën greke, por nuk lejohen të futen në atdhe, pas masave të marra për COVID-19.

Ndërkohë, 16 shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës. Ata e kanë kaluar natën mes të ftohtit dhe acarit. Po kështu, shqiptarë të bllokuar ka edhe në kufirin me Malin e Zi.

Një ditë më parë u riatdhesuan 133 shqiptarë. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi, se Shqipëria pas përhapjes së COVID-19,  nuk e ka luksin për të hapur kufirin. Kreu i qeverisë iu bëri thirrje shqiptarëve që të qëndojnë në vendet ku janë, pasi është i pamundur kthimi i tyre në atdhe.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 30 emigrantë të bllokuar në kakavijë emigrantet e bllokuar 30 emigrantë të bllokuar në kakavijë emigrantet e bllokuar

Sondazh

Poll