Aktualitet

COVID-19/ 21 të burgosur të burgut të Burrelit lënë qelitë, 3 muaj do të vetëizolohen në shtëpitë e tyre

4 Prill 2020, 09:21 Nga DOSJA
COVID-19/ 21 të burgosur të burgut të Burrelit lënë

Burrel– Në kuadër të masave të marra ndaj përhapjes së Covid-19 dhe zbatimit të aktit normativ për aminstinë e të burgosurve, ka nisur këtë të shtunë nxjerrja e tyre nga qelitë. Dosja.al mëson se 21 të burgosur të burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel kanë lënë qelitë ditën e sotme dhe kanë shkuar në banesat e tyre.  Jashtë ambienteve të burgut i kanë pritur familjarët e tyre.


Të 21 të burgosurit do të qëndrojnë 3 muaj në banesë të izoluar. Ata do të monitorohen nga strukturat policore në mënyrë të vazhdueshme nëse e thyejnë karantinën apo jo. Nëse ata do të dalin nga shtëpia, do iu shtohet dënimi me 5 vite burg.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 21 të burgosur lënë qelitë 21 të burgosur lënë qelitë

Sondazh

Poll