Aktualitet

Shqipëria uli ‘qepenin’ në 13:00/ Pensionistë e qytetarë mbushin tregjet, Rama: Burg për ata që shkelin ligjin, kordon

4 Prill 2020, 07:24 Nga DOSJA
Shqipëria uli ‘qepenin’ në 13:00/ Pensionistë e

TIRANE- Nga ora 13:00 e kësaj të deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia. Dyqanet, bizneset, përfshirë supermarketet dhe farmacitë, u mbyllën këtë mesditë për t’u hapur sërish të hënën, por mesa duket me rregulla të reja. Grumbullimi masiv u përsërit edhe sot në shumë qytete të vendit, megjithëse masat e vendosura nga qeveria janë të ashpra. Por ato duket se nuk trembin pensionistët të cilët përballë mungesës së një zgjidhjeje të shpejtë, kanë vendosur të dalin vetë nga shtëpia. Por nga e hëna, këdo që nuk ruan radhën, e pret burgu.

Ky njoftim u rikonfirmua sot nga kryeministri Edi Rama. Rama tha se nuk do të lejojë që për shkak të organizimit dhe drejtimit të dobët, Shqipëria të humbasë betejën me COVID-19. Ai theksoi se kordonët sanitarë do të vendosen nga Policia Bashkiake dhe Ushtria dhe do të pengojnë këdo që të shkelë distancimin social.

Rama tha edhe dje, teksa prezantoi masat e reja të marra nga qeveria për COVID-19.  se për ata që janë në punë, po studiohet mënyra që ata të shkojnë në punë me makinat e tyre, si dhe të shtyhet fasha e orarit të vendosur deri më 13:00. Por duket se pamjet e të shtunës kur në tregje u grumbulluan sërish më shumë qytetarë sesa duhet, do të sjellin penalitete të reja, që do të kthehen në ligj ditën e hënë.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll