Aktualitet

COVID-19/ Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë: 3 infermierë të tjerë janë shëruar

4 Prill 2020, 08:59 Nga DOSJA
COVID-19/ Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë: 3 infermierë

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se edhe 3 infermierë të infektuar me COVID-19 janë shëruar. Ministrja e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i personelit mjekësor të shëruar ka shkuar në 18.

“#COVID-19 Lajm i mirë?? Edhe 3️⃣ infermierë janë shëruar?? Shkon në 1️⃣8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë, Durrës, Lezhë Deri tani janë 9️⃣9️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19? #FORCA”,  “shprehet ministrja.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 304. 17 persona kanë ndërruar jetë.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 89. Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në  Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll