Aktualitet

U arrestua për korrupsion/ Ja kush është Eduart Struga, ‘kryegardiani’ i burgut ku kalojnë ditët ‘kokat e krimit’,

3 Prill 2020, 19:30 Nga DOSJA
U arrestua për korrupsion/ Ja kush është Eduart Struga,

TIRANËDosja.al ka siguruar një foto të drejtorit të burgut 313 Eduard Strugës, i cili është arrestuar ditën e sotme bashkë me dy persona të tjerë për korrupsion.

Personi i zmadhuar është Struga, i cili është rrethuar nga deputetë të parlamentit të Shqipërisë. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se fotoja është shkrepur para se Shqipëria të hynte në ‘shtetrrethim nga koronavirusi’.

Deputetët janë të gjithë pjesë e Komisionit të Sigurisë dhe në një ditë punë të tyre, kanë zhvilluar edhe një vizitë tek burgu ku vuajnë dënimin disa prej ‘kokave të krimit’ në vend.

Ditën e sotme, Policia me një urdhër-arrest nga SPAK ka arrestuar drejtorin e burgut 313, dhe dy persona të tjerë pasi akuzohen për korrupsion. Sipas SPAK, Struga në bashkëpunim me shefin e Logjistikës kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lekë) për të lejuar subjektin tregëtar që të ushtronte funksionin e tij brenda ambienteve të burgut.

Ndërkohë nesër Policia ka paralajmëruar një deklaratë për shtyp për të dhënë më shumë detaje lidhur me aksionin e ndërmarrë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arresohet eduart struga eduart strug arresohet eduart struga eduart strug

Sondazh

Poll