Aktualitet

333 të infektuar nga COVID-19 dhe 20 viktima/ Mjeku Dhimitër Kraja lë spitalin, rritet numri i rasteve të reja dhe testimeve

4 Prill 2020, 06:20 Nga DOSJA
333 të infektuar nga COVID-19 dhe 20 viktima/ Mjeku Dhimitër Kraja

SHQIPËRI- 333 të infektuar nga COVID-19 në vendin tonë. Në momentin që u duk se vendi ynë e kishte lodhur “armikun” e padukshmë, rritet numri i rasteve të reja. Me një rritje edhe të numrit të të testuarve, ku 216 persona janë testuar si të dyshimtë, 29 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.Brenda dy orëve kanë ndërruar jetë dy gra të infektuara me Covid-19, duke e çuar numrin e vitkimave në 20. Bëhet fjalë për një 84-vjeçare nga Tirana që pësoi infarkt dhe për një 80-vjeçare nga Shkodra. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve ka shkuar në 100, mes tyre edhe doktor “Luli”. Dhimitër Kraja ka mundur virusin dhe sot është futur në shtëpinë e tij ku do të vetëkarantinohet për 14 ditë.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini deklaroi se në javën e 5-të mund që të shënohet piku i epidemisë. Shqiptarët vijojnë të jenë të izoluar në banesat e tyre. Nga ora 13:00 e ditës së sotme deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, askush nuk lejohet të dalë nga shtëpia.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll