Aktualitet

16 shqiptarë të bllokuar në Kapshticë/ Kalojnë natën mes borës dhe acarit, ndezin zjarr për t’u ngrohur

4 Prill 2020, 06:37 Nga DOSJA
16 shqiptarë të bllokuar në Kapshticë/ Kalojnë

Korçë-16 shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi nuk lejohen të futen në tokën shqiptare. Mësohet ata kanë kaluar doganën greke, por nuk lejohen të futen në atdhe, pas masave të marra nga qeveria për COVID-19. Në zonën juglindore të vendit janë ulur temperaturat dhe shqiptarët e bllokuar në kufi kanë ndezur një zjarr për t’u ngrohur. Mësohet se emigrantët e bllokuar në kufi janë nga Gramshi, Burreli, Elbasani dhe Korça.

Ndërkohë, në tokën neutrale në pikën doganore të Kakavijës ndodhen edhe dhjetëra shqiptarë të tjerë të bllokuar. Po kështu, shqiptarë të bllokuar ka edhe në kufirin me Malin e Zi. Një ditë më parë u riatdhesuan 133 shqiptarë.  Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi, se Shqipëria pas përhapjes së COVID-19,  nuk e ka luksin për të hapur kufirin. Kreu i qeverisë iu bëri thirrje shqiptarëve që të qëndojnë në vendet ku janë, pasi është i pamundur kthimi i tyre në atdhe.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e bllokuar plani i masave per covid-19 emigrantet e bllokuar plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll