Aktualitet

Mund të përhapet koronavirusi, Urdhri i Stomatologut jep njoftimin: Kush hap klinikën, i hiqet licensa për 6 muaj

3 Prill 2020, 20:04 Nga DOSJA
Mund të përhapet koronavirusi, Urdhri i Stomatologut jep njoftimin:

TIRANË– Urdhri i Stomatologut Shqiptar ka lëshuar një njoftim për të gjithë stomatologët në vend. Në njoftimin e tyre bëhet me dije se të gjithë ata që shkelin urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë do t’u hiqet licensa për 6 muaj. 

Stomatologët që shkelin Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë për mbylljen e klinikave dhe kabineteve dentare për shkaqet e pandemisë Covid-19, do të poçedohen nga komisionet e disiplinës profesionale të U.S.SH. me heqje të liçensës për një afat 6 mujor,“-shkruhet në njoftim. 

Disa ditë më parë, ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu urdhëroi mbylljen pa afat të disa institucioneve dhe aktiviteteve ku mund të përhapet koronavirusi. Ndër to ishin të përfshira edhe klinkat dentare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 urdhri i stomatologut koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 urdhri i stomatologut

Sondazh

Poll