Aktualitet

LAJM I MIRË/ ‘Buzëqesh’ edhe Tropoja, shërohen dy nga të infektuarit me korojnavirus, tani do izolohen në shtëpi

3 Prill 2020, 18:25 Nga DOSJA
LAJM I MIRË/ ‘Buzëqesh’ edhe Tropoja, shërohen dy nga

TROPOJË– Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi ka dhënë lajmin e mirë se dy nga të infektuarit me koronavirus janë shëruar. Me anë të një statusi në Facebook, Byberi shkruan se është njoftuar nga “Infektivi” se të dy pacientët janë liruar për të shkuar në shtëpi, ku edhe do të qëndrojnë të vetëkarantinuar në shtëpi për  2 javë të tjera.

“Sapo u informoca nga autoritetet mjekësore se sot kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë dy të diagnostifikuar e parë nga Tropoja si të infektuar me covid-19. Të dy pacientët tashmë janë shëruar dhe do t’ju nënshtrohem rregullave formale 2 javore të karantinës. Një lajm i tillë është i gëzueshëm për të gjithë ne por dhe një kujtesë që të zbatojmë me rigorozitet rregullat dhe normat e kujdesit shëndetësor të sanksioneve nga autoritetet. Një mirënjohje të veçantë për bluzat e bardha të qytetit tonë dhe të spitalit Infekti në Tiranë për punën profesionale dhe përkushtimin human që po tregojnëm,”-shkruan kryebashkiaku.

Që nga raportimi i rasteve të para me koronavirus e deri më tani, Tropoja ka shënuar vetëm 4 raste të infektuara me koronavirus, pandemi e cila ka “pushtuar” botën.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne tropoje tropoje viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne tropoje tropoje viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 15:01

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë detaje të reja lidhur me gjendjen e tij pas infektimit nga pandemia e koronavirusit. ...