Aktualitet

Mjeku Tritan Kalo: Kulmi i COVID-19 ende s’ka arritur, masat janë të domosdoshme

3 Prill 2020, 19:28 Nga DOSJA
Mjeku Tritan Kalo: Kulmi i COVID-19 ende s’ka arritur, masat janë

TIRANË- “Sëmundja nuk ka arritur ende në fazën për të shfaqur të gjitha mënyrat e përhajes dhe të elementëve klinikë që ka”, ishte kjo deklarata e mjekut Tritan Kalo gjatë degjesës online që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo tha se masat e marra janë të domosdoshme për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ecuria e sëmundjes është e tillë që do të paktën 5-6 javë për të treguar fytyrën e saj të vërtetë. Dhe sëmundja ende nuk ka arritur në fazën për të shfaqur të gjitha mënyrat e përhapjes dhe të elementëve klinikë që ka. Jemi akoma në atë fazë ku të kapim katin e sipërm të ndërtesës që pastaj të ecim në tarracë e të zbresim në shkallët poshtë”, u shpreh mjeku Tritan Kalo.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje online me Komitetin Teknik që është ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për të luftuar COVID-19. Rama është informuar për masat e marra prej tyre, ku kanë treguar se çfarë po bëhet me testet dhe si po vijon rritja e numrit të të infektuarve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 rama mbledh task forcen shendetesore tritan kalo masat kunder covid 19 rama mbledh task forcen shendetesore tritan kalo

Sondazh

Poll