Aktualitet

Familja nga Vlora bëjnë gjestin e rrallë/ Ai nuk ia doli të mbijetonte, nëna dhuron respiratorin që kishte blerë për dja

3 Prill 2020, 18:55 Nga DOSJA
Familja nga Vlora bëjnë gjestin e rrallë/ Ai nuk ia doli të

VLORË– Ditën e sotme, Dinore Idrizaj, nga Vlora ka bërë një gjest human duke dhuruar një respirator për të ndihmuar të prekurit me Covid-19.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se familja e kishte blerë respiratorin disa vite më parë që t’i vinte në ndihmë djalit të tyre të sëmurë, por që nuk u përdor asnjëherë pasi ai fatkeqësisht humbi jetën në Itali.

Tashmë respiratori, i cili është i pajisur me të gjitha pjesët që i duhet personelit mjekësor, do të përdoret për të gjithë të infektuarit që do të kenë nevojë për të.

Respiratori, i cili kushton 20 mijë euro do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar në banesat e personave që do të kenë problem me frymëmarrjen prej pandemisë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 15:01

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë detaje të reja lidhur me gjendjen e tij pas infektimit nga pandemia e koronavirusit. ...