Mbi 59 mijë persona në botë kanë humbur jetën nga COVID-19, në 24 orët e fundit në Spanjë janë shënuar 850 viktima
4 Prill 2020, 06:07Nga DOSJA
Mbi 1 milionë persona në të gjithë botën rezultojnë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, numri i viktimave rritet nga ora në orë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 59,203 persona. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 229,000 të tjerë. Europa është epiqendra e koronavirusit. Në Itali kanë humbur jetën 14,681 persona dhe në Francë janë shënuar 6,507 viktima. Virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, ku aty numri i viktimave ka shkuar në 11,198. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 850 njerëz dhe qeveria ka ashpërsuar masat.
Një tjetër vend i prekur nga COVID është edhe Gjermania, ku atje 1,275 njerëz kanë ndëruar jetë. Po kështu, edhe në SHBA është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve, pasi ka shkuar në 277,475 dhe janë shënuar 7,402 viktima.
Covid-19 është përhapur ndjeshëm edhe në Ballkan,ku çdo ditë po rritet numri i të infektuarve në Kosovë, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Mal të Zi. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304. 17 persona kanë ndërruar jetë dhe numri i të shëruarve ka shkuar në 89. Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja në Shkodër. Po kështu, harta e rasteve është zgjeruar edhe në Tiranë, Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.
MBRETËRI E BASHKUAR– Ofruesit e rrjetit telefonik në Mbretërinë e Bashkuar kanë hedhur poshtë teoritë ‘pa baza’ që qarkullojnë në internet se teknologjia m...
SHBA- Koronavirusi ka qenë shumë më vdekjeprurës në Nju Orlins, sesa në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara, me një përqindje viktimash në raport me popullsi...
SHBA-Sipas një sondazhi të bërë 6200 mjekë të 30 vendeve të ndryshme në botë ka rezultuar se ilaçi kundër malaries që quhet hidroksiklorokinë është mjeki...
FRANCË– Shkon në 6.507 numri i përgjithshëm i viktimave në Francë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 588 vdekje të tjera.Ndërsa numri i të...
KOSOVË– Ditën e sotme janë konfirmuar edhe 6 raste të reja në Kosovë të infektuar me Covid-19 dhe numri total ka shkuar gjithsej në 132.Këtë e ka bërë me d...
SHBA– Agjencia e lajmeve “Bloomberg News” citon tre zyrtarë amerikanë, që nuk kanë dashur të identifikohen, të cilët thanë se të dhënat që ka bërë p...
GJERMANI- Stephan von Dassel, drejtuesi i bashkisë së Mitte në Gjermani ka habitur me deklaratën e tij pasi është shprehur se është infektuar qëllimisht me sëmu...
UKRAINË– Ukraina ka njoftuar se do të nis për në Itali 13 mjekë dhe 7 infermierë për të ndihmuar në betejën kundër koronavirusit.Lajmin e ka bërë me dije m...