A ndikon teknologjia 5G në përhapjen e koronavirusit? Rreziku tek rrezet e tyre, flasin eksperët, sqarojnë çdo dyshim
3 Prill 2020, 20:54Nga DOSJA
MBRETËRI E BASHKUAR– Ofruesit e rrjetit telefonik në Mbretërinë e Bashkuar kanë hedhur poshtë teoritë ‘pa baza’ që qarkullojnë në internet se teknologjia më e shpejtë 5G ndihmon në përhapjen e pandemisë së koronavirusit, pasi ka valë të fuqishme.
Mobile UK, organizata tregtare që përfaqëson tre kompani: O2, EE dhe Vodafone, shtoi se rrjeti i tyre nuk kishte aspak lidhje me pandeminë, por disa persona që merren me biznese po përfitojnë nga kjo situatë.
Dyshimet se teknologjia 5G ndikon në përhapjen e koronavirusit ka lindur pasi disa persona i kanë vënë flakët dy kabinave që bënin të mundur lidhjen mes Birminghamit dhe Coventry-it.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikëset, të cilat pas orëve kanë arritur që të shujanë zjarrin por ende nuk i kanë gjetur përgjegjësit.
Deri më tani nuk ka asnjë provë shkencore që teknologjia 5G paraqet ndonjë kërcënim për shëndetin e njeriut.
Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 17 persona kanë ndërruar jetë.
SHBA- Koronavirusi ka qenë shumë më vdekjeprurës në Nju Orlins, sesa në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara, me një përqindje viktimash në raport me popullsi...
SHBA-Sipas një sondazhi të bërë 6200 mjekë të 30 vendeve të ndryshme në botë ka rezultuar se ilaçi kundër malaries që quhet hidroksiklorokinë është mjeki...
FRANCË– Shkon në 6.507 numri i përgjithshëm i viktimave në Francë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 588 vdekje të tjera.Ndërsa numri i të...
KOSOVË– Ditën e sotme janë konfirmuar edhe 6 raste të reja në Kosovë të infektuar me Covid-19 dhe numri total ka shkuar gjithsej në 132.Këtë e ka bërë me d...
SHBA– Agjencia e lajmeve “Bloomberg News” citon tre zyrtarë amerikanë, që nuk kanë dashur të identifikohen, të cilët thanë se të dhënat që ka bërë p...
GJERMANI- Stephan von Dassel, drejtuesi i bashkisë së Mitte në Gjermani ka habitur me deklaratën e tij pasi është shprehur se është infektuar qëllimisht me sëmu...
UKRAINË– Ukraina ka njoftuar se do të nis për në Itali 13 mjekë dhe 7 infermierë për të ndihmuar në betejën kundër koronavirusit.Lajmin e ka bërë me dije m...
Bota 3 Prill 2020, 17:34
GJERMANI– Ai ishte ndër të parët që zbuloi se humbja e të ndjerit të shijeve, humbja e nuhatjes ishin simptoma të shpeshta tek pacientët me Covid-19.Profesori ...