Aktualitet

Skandali/ Indiani i kërkuar për 725 mln$ mashtrim, në Shqipëri emërohet konsull

22 Mars 2019, 17:21 Nga DOSJA
Skandali/ Indiani i kërkuar për 725 mln$ mashtrim, në

TIRANË- Të tjera detaje janë zbuluar për skandalin ku janë përfshirë dy vëllzërit indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara, që janë në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash. Sot Interpol Shqipëria ka arrestuar një prej të afërme të dy vëllezërve me qëllim ekstradimin e tij drejt Indisë. (Lexo këtu)

I arrestuari është shtetasi Hitesh Patel, 59 vjeç lindur në Indi dhe banues në Nigeri, ndaj të cilit Interpol New Delhi/ Indi, kishte lëshuar urdhërndalimin. Por Patel, është kunati i dy vëllezërve indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara të akuzuar nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve, dhe që janë në kërkim ndërkombëtar. 

Por edhe pse është në kërkim ndërkombëtar, Nitin Sandasera, rezulton të jetë konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri. Sipas faqes zyrtare të Minsitrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sandasera, është në listën e konsujve të nderit. (Lexo këtu)

Po ashtu mësohet se dy vëllezërit mashtrues pak kohë më parë kishin marrë dhe nënshtetësinë Shqiptare, edhe pse ishin në kërkim ndërkombëtar me vendim të formës së prerë nga gjykata e New Dehlit.

Kush janë dy vëllezërit indianë?

Dy vëllezrit Sandesara kanë qenë pronarët e kompanisë farmaceutike Sterling Biotech. Përgjatë viteve 2008-2011 ata kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, para të cilat nuk kanë shkuar në llogarinë e sterling, por janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

Skandali shpërtheu në janar të vitit të kaluar kur agjencia e krimit ekonomik në indi arrestoi drejtorin e Andra Bank, bankës më të madhe e cila kishte lëvruar kreditë për vëllezërit Sandesara. Në po të njëjtën kohe autoritetet indiane bllokuan pronat e kompanisë Sterling Biotech, e cila u fut në proces falimentimi. Por dy vëllezërit Sandesara u arratisën nga India.

Deri vonë autoritetet indiane besonin se Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara ishin arratisur në Nigeri. Por e vërteta ishte krejt ndryshe.

Gjatë kohës që ishin në kërkim nga autoritetet indiane dhe skandali ishte bërë publik edhe në mediat ndërkombëtare, dy vëllezërit Sandesara kanë mbërritur në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet chetan sandesara nitin sandesara vellezerit indiane vellezerit mashtrues zhdukja e 725 milione eurove chetan sandesara nitin sandesara vellezerit indiane vellezerit mashtrues zhdukja e 725 milione eurove

Sondazh

Poll