Aktualitet

Ishin në kushte të vështira ekonomike, banorët e Bubqit falenderojnë Hoxhën e Fushë-Krujës për ndihmat që u dhuroi (FO

3 Prill 2020, 16:56 Nga DOSJA
Ishin në kushte të vështira ekonomike, banorët e Bubqit

BUBQ– “Ju faleminderit Hoxha Muharrem Vrana.”-  kështu janë shprehur banorët fshatit Bubq të Krujës, pas ndihmës që kanë marrë.

Ata ndër të tjera kanë thënë se janë të kënaqur nga  kontributi i Vranës, i cili u është  gjendur pranë  në ditët më të vështira  duke ju dhuruar ushqime dhe veshmbathje.

“Jemi mjaft të kënaqur nga kontributi i dhënë i Hoxha së Fushë Krujës Muharrem Vrana, i cili është gjendur pranë familjeve tona. Gjesti i tij human sikur na ka lehtësuar problematikën, janë dhurata mjaft të çmuara për ne, si në sende ushqimore, detergjentë, veshmbathje, krevatë, dyshekë.”- kanë thënë banorët në fshatin Bubq.

Vrana,  Hoxha i Fushë-Krujës ka ndihmuar prej më shumë se katër muajsh të gjithë zonën e Krujës, dhe konkretisht ai ka dhuruar ndihma në familjet e prekura nga tërmeti.

Ndërkohë tani me përhapjen e shpërthimit të virusit Covid- 19, sërish ai është gjendur pranë familjeve në nevojë, duke i ndihmuar sadopak me problemet që po përjetojnë banorët e prekur nga tërmeti si dhe famijet në nevojë.

Nga banorët e fshatit Bubq një zonë mjaft e rënduar nga tërmeti i 26 nëntorit, shumica e tyre jetojnë në kushte të vështira nga shkatërrimi i banesave, ndërsa Hoxha me humanizmin e tij ka qëndruar pranë me kontributet e siguruara. Prandaj edhe banorët e kanë falenderuar Muharrem Vranën që iu erdh në ndihmë gjatë kësaj situate të vështirë.

Në Shqipëri  koronavirusi ka infektuar 304 persona, ndërsa 17 të tjerë kanë ndërruar jetë. Nga ana tjetër numri i të shëruarve në Shqipëri ka shkuar në 89.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e bubqit fushë-krujë muharrem vrana banoret e bubqit fushë-krujë muharrem vrana

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 15:01

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë detaje të reja lidhur me gjendjen e tij pas infektimit nga pandemia e koronavirusit. ...