Aktualitet

Kryebashkiakja e Shkodrës: Propozova heqjen e taksave për 3 muaj, Këshilli Bashkiak nuk e miratoi

3 Prill 2020, 14:49 Nga DOSJA
Kryebashkiakja e Shkodrës: Propozova heqjen e taksave për 3 muaj,

TIRANË- Shkodra është qyteti më i goditur gjatë 24 orëve të fundit me 12 qytetarë pozitivë me COVID-19. Në një lidhje Skype për Syri TV, kryebashkiakja Voltana Ademi është shprehur se gjendja në qytetin që ajo qeveris nuk është i mirë. Sipas saj, dy ditët e fundit ka patur shumë lëvizje të qytetarëve, ndërsa policia, shtoi ajo, ka ulur vigjilencën. 

Kjo është situatë e rëndë dhe unë shpresoj të mos vazhdoj kështu. Apeli im për qytetarët, ju jam lutur edhe dje. E vetmja armë që kemi është qëndrimi në shtëpi dhe mosdalja jashtë.  Ka raportime nga policia që 111 raste ku është ndërhyrë, në subjekte dhe qytetarë. Dy ditët e fundit ka një shtim të qytetarëve në rrugë. Pasdite nuk ka postoblloqe dhe duket se ka një ulje të prezencës së policisë“, u shpreh Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës shtoi se, “është propozuar heqja e taksave dhe detyrimeve për 3 muajt në vazhdim. Ky vendim nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak. Më ngjan e rëndë. Kjo masë minimalisht duhej kaluar. Ky është një lajm i keq, por nuk duhet të jemi optimistë. Do ta kërkoj sërish një gjë të tillë“.

Aktualisht, qyteti i Shkodrës numëron 22 raste me COVID-19, ndërsa i gjithë qarku 26. 

(Marrë nga SYRI.net)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi voltana ademi koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi voltana ademi

Sondazh

Poll