Aktualitet

3 Prill 2020, 15:01 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë detaje të reja lidhur me gjendjen e tij pas infektimit nga pandemia e koronavirusit. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale Brataj shkruan se do të ribëjë testin për të kuptuar nëse koronavirusi është larguar nga organizmi i tij.

Në reagimin e tij, Brataj nuk harron pa falenderuar të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe dhe që janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore.

“E di që nuk kam mundur t’ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë negative prova e tamponit,“-shkruan Brataj. 

POSTIMI I PLOTË:

Përshëndetje! Një falenderim të gjithë JUVE, që asnjëherë nuk më keni lënë vetëm në këto ditë të sëmundjes, izolimit dhe karantinës. E di që nuk kam mundur t’ju përgjigjem dot të gjitha mesazheve tuaja sepse janë të shumta, prandaj ju falenderoj dhe ju vë në dijeni se gjendja ime shëndetësore është më e mirë dhe shpresoj të jetë negative prova e tamponit. Unë mendoj se ja dola falë mbështetjes tuaj, terapisë, dëshirës dhe vullnetit që kam për ta mposhtur COVID-19. GATI, për të rifilluar përsëri betejën me këtë armik të padukshëm, por që tani e njohim më shumë se një muaj më parë, kur u paraqit para nesh.
Nëse ka pasur shprehje që nuk e kam duruar që kur jam kthyer, është shprehja e famshme: NUK BËHET, pa e ditur për çfarë problemi flitet, për çfarë pune, pa e pasur idenë ose kompetencat profesionale! Duke ju përveshur punës, ne krijuam një shërbim të pazëvendësueshëm, siç është ai i urgjencës, të cilin shumë prej jush e kanë provuar në këto tre vitet e fundit. NUK KA GJË QË NUK BËHET, luftë që nuk fitohet, por duhet shumë shumë punë, shumë shumë durim, shumë shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim nga të gjithë. Dr. Skënder Brataj.

Shefi i Urgjencës u infektua disa javë më parë me koronavirusi, ndërsa shprehej se nuk e dinte nga ishte infektuar. Ai u shpreh se kishte pasur simptoma dhe kishte bërë testin, që rezultoi pozitiv. Pikërisht nga ai moment, Brataj bëri me dije se u vetëkarantinua për t’u rikuperuar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi skender brataj viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll