Aktualitet

‘Masat po funksionojnë’/ Mjeku Tritan Kalo u ‘tërheq veshin’ shqiptarëve: Jeta juaj është e paçmimtë, jemi ende l

3 Prill 2020, 15:26 Nga DOSJA
‘Masat po funksionojnë’/ Mjeku Tritan Kalo u ‘tërheq

TIRANË– Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo duket se nuk është i kënaqur nga shqiptarët për respektimn e masave për parandalimin e përhapjes së koroavirusit. Me anë të një statusi në Facebook, Kalo shkruan se mjekët po bëjnë çfarë është e mundur për të sensibilizuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë në spital, megjithatë duhet edhe ndihma e qytetarëve.

“Masat kufizuese të ndërmara duket se po funksionojnë. Jemi kurdoherë aty për ju. Ju duam shumë, na dëgjoni si dhe na respektoni po aq shumë. Jeta e çdo shqiptari është e paçmimtë. Jemi ende larg momentit për të thirrur fitore!,”-shkruan Kalo.

MESAZHI I MJEKËVE

Puna, përkushtimi dhe profesionalizmi ynë janë dhe kurdoherë do të jenë në lartësinë e duhur….3.04.2020…..Reparti i urgjencës së shërbimit të sëmundjeve infektive në QSUT….deri më sot shumë e shumë fjalë janë thënë për covid-19…shumë e shumë mesazhe jemi përpjekur të përcjellim në publikun e gjërë në çdo formë informimi për ta….për të mos u bërë të bezdisshëm, kohët e fundit kemi qëndruar pak mënjanë ekraneve. Shumë e shumë plane për infrastrukturën spitalore mbështetëse e protokolle mjekimi për sars-cov2/covid-19 janë hartuar, dhe ato po vijojnë të përmirsohen dita – ditës…. Vetëndërgjegjësimi në mendimin tim ende nuku është ai i dëshiruari…. Vijoni të respektoni çdo gjë që ju kemi këshilluar për distancimin social, vetizolimin, higjenën, ushqyerjen, ajrosjen…. Masat kufizuese të ndërmara duket se po funksionojnë…. Ne edhe vetë po bëjmë shumë kujdes që të mos shpërdorojmë materialin, i cili na është vënë në dispozicion për mbrojtjen tonë, si dhe të përdorim ppe-të e duhura vetëm e vetëm kur meremi direkt me të dyshuarit apo të sëmurët e prekur nga covid-19, dhe jo në pritje të ardhjes së tyre…. Jemi kurdoherë aty për ju….. Ju duam shumë, na dëgjoni si dhe na respektoni po aq shumë…. Jeta e çdo shqiptari është e paçmimtë…. Jemi ende larg momentit për të thirrur fitore!!!

Deri më tani qeveria ka marrë masa strike për qytetarët në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit. Lëvizja lejohet me leje të veçantë nga ora 05:00 deri në orën 13:00, ndërsa të dielën askush nuk del nga shtëpia. Megjithatë pavarësisht masave ka edhe qytetarë ‘rebelë’.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 15:01

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë detaje të reja lidhur me gjendjen e tij pas infektimit nga pandemia e koronavirusit. ...