Aktualitet

Arrestimi i drejtorit të burgut 313, SPAK: Kemi sekuestruar shuma të mëdha parash, kush ishin bashkëpunëtorët e tij

3 Prill 2020, 17:03 Nga DOSJA
Arrestimi i drejtorit të burgut 313, SPAK: Kemi sekuestruar shuma të

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë detaje lidhur me arsyet e arrestimit të drejtorit të burgut 313, Eduart Struga dhe dy personave të tjerë. Mësohet se një prej tyre është shefi i Logjistikës së burgut, me iniciale F. A., ndërsa tjetri është përfaqësuesi i një subjekti tregëtar, me iniciale E.K. Gjatë operacionit të Policisë për arrestimin e tyre, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 100 mijë lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.

Gjithçka ka nisur nga një denoncim lidhur me aktivitetin e paligjshëm që po zhvillohej në ambientet e burgut. Nga hetimet që kanë zgjatur një miaj, rezultoi se Struga në bashkëpunim me shefin e Logjistikës kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lekë) për të lejuar subjektin tregëtar që të ushtronte funksionin e tij brenda ambienteve të burgut.

Si shpërblim, E.K., u ka dhënë të dyve shuma të konsiderueshme parash. Megjithatë në njoftimin e SPAK, nuk bëhet me dije se për çfarë shpërbimesh bëhet fjalë.

NJOFTIMI PLOTË

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 09.03.2020, mbi bazën e kallëzimit të një shtetasi, ka regjistruar procedimin penal nr.89/2020, për veprën penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Pas regjistrimit të procedimit penal u përdorën metoda proaktive dhe tradicionale të hetimit, falë të cilave, sot me datën 03.04.2020, strukturat e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. S., me detyrë Drejtor i IEVP-së ″Jordan Misja″, Tiranë; shtetasin F. A., me detyrë Shef i Logjistikës i IEPV-së ″Jordan Misja″, Tiranë dhe shtetasin E. K., përfaqësues i një subjekti tregëtar. Shtetasit F.A., ju sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, shuma prej 100 mijë lek, objekt përfitimi të parregullt.

Funksionarët publikë të arrestuar në flagrancë në kuadër të këtij hetimi, në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lek) si përfitim i parregullt, në këmbim të krijimit të favoreve për të ushtruar aktivitet tregëtar në ambjentet e brendshme të IEVP-së ″Jordan Misja″, Tiranë. Ndërkohë shtetasi E.K., i arrestuar në flagrancë, i ka dhënë funksionarëve publikë, si përfitim të parregullt, shuma të konsiderueshme parash.

Prokuroria e Posaçme falenderon kallëzuesin për kurajon dhe inkurajon çdo shtetas që të bëjë kallëzim në rastet kur zyrtarë publik abuzojnë me detyrën dhe kërkojnë përfitime të parregullta. Prokuroria e Posaçme falenderon gjithashtu dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të përfshira në hetimin e këtij rasti për profesionalizmin, seriozitetin dhe angazhimin e treguar. Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vazhdojnë.

Ditën e sotme, Policia me një urdhër-arrest nga SPAK ka arrestuar drejtorin e burgut 313, dhe dy persona të tjerë pasi akuzohen për korrupsion. Nesër Policia ka paralajmëruar një deklaratë për shtyp për të dhënë më shumë detaje lidhur me aksionin e ndërmarrë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet eduart struga eduart struga arrestohet eduart struga eduart struga

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Prill 2020, 15:01

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhënë detaje të reja lidhur me gjendjen e tij pas infektimit nga pandemia e koronavirusit. ...