Aktualitet

Gjirokastra feston Ditën e Verës dhe Novruzin në një ditë, koncert me “Tre musketierët” (Video)

22 Mars 2019, 17:08 Nga DOSJA
Gjirokastra feston Ditën e Verës dhe Novruzin në një

GJIROKASTËR– Qyteti i Gjirokastrës ka festuar brenda një dite Ditën e Verës dhe Sulltan Novruzin. Ishte moti i keq ai që bëri që kryebashkiakja të shtynte festimet e Ditës së Verës, që zyrtarisht janë më 14 mars.

Sot, një javë më vonë se data zyrtare mes aktiviteteve, vogëlushët e kopshtit “Soros” me kurora me luledele që i dhanë lamtumirën dimrit, dhe mirëpritën pranverën. Kryebashkiakja Zamira Rami ka shpjeguar edhe njëherë motivet e shtyrjes së festimeve dhe ka uruar të gjithë shqiptarët.

E shikoni që këto lloj aktivitetesh nuk mund të bëheshin në një mot të papaërshtatshëm. Kështu që i shtymë festimet më datë 22 mars. Mesa jam informuar edhe Sulltan Novruzi ka një simbolikë rizgjimi, kështu që unë nëpërmjet jush dua t’i uroj gëzuar çdo shqiptari.

Qytetarët e Gjirokastër, uroj të kenë një verë sa më të mbarë dhe më të bekuar. Ne kemi organizuar edhe një aktivitet në lidhje me peshkimin pikërisht në pjesën e shkumës së Viroit. Shpresoj që sot të kalojmë gëzueshëm.

Fëmijët kanë mbajtur një koncert me këngë të ndryshme dhe përpara kamerave kanë shprehur mendimin e tyre për festimet e organizuara.

Kemi ardhur për të festuar Ditën e Verës, sot është një ditë shumë e bukur. Ju uroj të gjithëve gëzuar edhe Festën e Sulltan Novruzit. S’ka problem që u shty data e festimeve pasi mtoi s’do të nalejonte të festonim

Kam ardhur me familjen

Gëzuar të gjithëve. Do t’i ndjekim aktivitetet.

Më pas koncerti është finalizuar nga “3 musketierët”, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda, të cilët u mikpritën nga vizitorët e pikës së Viroit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll