Vendi u godit nga tërmeti, shqiptarët shajnë si t’u vijë për mbarë, ‘ESMC’-ja u bllokon komentet: Nuk i
3 Prill 2020, 13:36Nga DOSJA
TIRANË- Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (ESMC) duket se i ka ardhur në majë të hundës me komentet e shqiptarëve dhe kroatëve. Ndaj ka vendosur që për këto dy vende të bllokojë mundësinë për të komentuar.
Sipas tyre, gjatë paslëkundëjeve të tërmeteve të mëdha, qytetarët e këtyre vendeve kanë lënë komente denigruese duke shkaktuar ankesa tek të tjerët. Megjithatë është dhënë edhe një mundësi e fundit, tani është në dorën e ndjekësve që të vendosin nëse duan që këto komente të bllokohen, apo jo pasi ndër to mund të gjejnë edhe informacione që ndihmojnë.
“Përdoruesit e aplikacionit tonë në Shqipëri dhe Kroaci gjatë pasgoditjeve të tërmeteve kanë lënë komente që mund të konsiderohen fyesë/, disa përdorues lanë komente të cilat mund të konsiderohen si fyese/harbute/idiote/ etj. Ne nuk mund t’i moderojmë ato: as nuk mund t’i përkthejmë (përkthimi në Google nuk është falas), apo t’i lexojmë të gjitha. Gjithashtu nuk mund ta përcaktojmë nëse janë të pranueshme për gjuhën e tyre të përditëshme. Kemi marrë një numër të lartë ankesash, ndaj poi u pyesim ju: A duhet t’i ndalojmë komentet apo jo?,”-shkruhet në postimin e tyre.
Herën e fundit që Shqipëria u trondit nga tërmeti ishte data 26 nëntor e vitit të shkuar, ku 51 persona ndërruan jetë për shkak se banesat e tyre nuk e përballuan lëkundjen e tokës. Tërmeti i madh u pasua me disa pasgoditje të forta për disa javë më pas. Ndërsa Kroacia e ka më të freskët përvojën nga tërmeti, pasi disa javë më parë u lëkund dhe një i ri ndërroi jetë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Arrestohet drejtori i Burgut 313, Eduart Struga. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Struga ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë pa...
TIRANË– Një qytetar nga Tirana ka denoncuar shoqërimin e kolegëve të tij nga policia. Në një denoncim të dërguar në redksinë e JOQ, qytetari shprehet...
Tiranë- Dy prej pacientëve, të cilët u transferuan ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen në gjendje të rëndë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ...
TIRANË– Që nga fillimi i “luftës”, 69 mjekë dhe infermierë italianë kanë humbur jetën në betejën e përditshme me koronavirusin. Ndaj, misioni i 30 mj...
Tiranë- Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në vendin tonë, gjatë një mbledhje online me koordinatorin e OSBE-së në Shqipëri, Brian Willimas, kanë nënshkruar marr...
Lezhë- Ka shkuar në 11 numri i personave të infektuar me COVID-19 në qytetin e Lezhës. Së fundi janë konfirmuar 5 raste të reja në këtë qytet. Burime për Dosja....
RROGOZHINË– Genc Fejzullau është komanduar si drejtori i ri i burgut të Rrogozhinës, pasi ai që ishte në këtë pozitë është tashmë në karantinë. Vendimi ësh...
TIRANË- Ish-Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Flamur Karaj do të vuajë 6 vite burg, pasi është dënuar nga Gjykata për “vrasje të mbetur në tenta...