Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet drejtori i Burgut 313, Eduart Struga dhe 2 të tjerë, SPAK: Iu gjetëm shuma të mëdha pa
3 Prill 2020, 13:26Nga DOSJA
TIRANË– Arrestohet drejtori i Burgut 313, Eduart Struga. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se Struga ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë pasi akuzohet për korrupsion për një tender.
Bashkë me të janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë, një prej tyre është shefi i Logjistikës së burgut, me iniciale F. A., ndërsa tjetri është përfaqësuesi i një subjekti tregëtar, me iniciale E.K. Gjatë operacionit të Policisë për arrestimin e tyre, Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 100 mijë lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.
Sipas SPAK, Struga në bashkëpunim me shefin e Logjistikës kanë kërkuar dhe marrë shuma të konsiderueshme parash, (rreth 550 mijë lekë) për të lejuar subjektin tregëtar që të ushtronte funksionin e tij brenda ambienteve të burgut.
Si shpërblim, E.K., u ka dhënë të dyve shuma të konsiderueshme parash. Megjithatë në njoftimin e SPAK, nuk bëhet me dije se për çfarë shpërbimesh bëhet fjalë.
Mësohet se urdhër-arresti ndaj tij është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK pas një hetimi 1 mujor të nisur më 9 mars, falë denoncimit të një qytetari. Megjithatë dyshohet se përveç të arrestuarve, në këtë skemë korruptive, të ketë të përfshirë edhe zyrtarë të tjerë të burgjeve me të cilët Struga ka bashkëpunuar.
Ende nuk dihet se cilin tender ka favorizuar Struga, i cili prej vitesh drejton burgun ku vuajnë dënimin disa prej ‘kokave të krimit’ në vend si: Emiliano Shullazi, Safet Bajri dhe anëtarët e tjerë të grupit, Aleksandër Murataj etj.
Struga u emërua në postin aktual tek “313-ta” më tetor të viti të shkuar nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Emërimi i tij u bë një ditë pasi drejtori i BurgjeveAgim Ismailideklaroi se nga qelitë janë porositur vrasje dhe policët u shesin kokainë të dënuarve.
Policia e Shtetit do të dalë ditën e nesërme në një konferencë për shtyp, ku edhe do të japë më shumë detaje lidhur me arrestimin e tre personave dhe shkeljen për të cilën ata akzuohen.
(k.m./F.g./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një qytetar nga Tirana ka denoncuar shoqërimin e kolegëve të tij nga policia. Në një denoncim të dërguar në redksinë e JOQ, qytetari shprehet...
Tiranë- Dy prej pacientëve, të cilët u transferuan ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhen në gjendje të rëndë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ...
TIRANË– Që nga fillimi i “luftës”, 69 mjekë dhe infermierë italianë kanë humbur jetën në betejën e përditshme me koronavirusin. Ndaj, misioni i 30 mj...
Tiranë- Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në vendin tonë, gjatë një mbledhje online me koordinatorin e OSBE-së në Shqipëri, Brian Willimas, kanë nënshkruar marr...
Lezhë- Ka shkuar në 11 numri i personave të infektuar me COVID-19 në qytetin e Lezhës. Së fundi janë konfirmuar 5 raste të reja në këtë qytet. Burime për Dosja....
RROGOZHINË– Genc Fejzullau është komanduar si drejtori i ri i burgut të Rrogozhinës, pasi ai që ishte në këtë pozitë është tashmë në karantinë. Vendimi ësh...
TIRANË- Ish-Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Flamur Karaj do të vuajë 6 vite burg, pasi është dënuar nga Gjykata për “vrasje të mbetur në tenta...