Politike

Lehtësira dhe kufizim lirie…Rama: Nga e hëna do rishikohet lëvizja me makinë dhe fashat e orarit, kur merr të tjerë në

3 Prill 2020, 15:42 Nga DOSJA
Lehtësira dhe kufizim lirie…Rama: Nga e hëna do rishikohet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se qeveria po diskuton disa mundësi për të liruar lëvizjen në javën e ardhshme bazuar në shifrat pozitive të përhapjes së koronavirusit. Rama tha se nga java e ardhshme do të rishikohet fasha e orarit, si dhe të gjithë ata që kanë makinat e tyre do të lejohen për të shkuar në punë me makinë. Por, kjo jo pa paralajmërim. Kushdo që në makinën e tij private, do të marrë persona të tjerë për transport, do të arrestohet.


PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA: 

Tani, ne padiskutim bazuar në këtë ecuri pozitive kemi mundësi të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa, shkallë shkallë për të lehtësuar psikologjikisht jetën tuaj, jetën tonë të përbashkët, por nuk kemi në asnjë mënyrë të drejtë, dhe kemi detyrim që të mos hedhim hapa të nxituar. Nëse do të zgjedhim siç po mendojmë të bëjmë disa lehtësime, duhet të bëjmë edhe disa gabime… do rrezikohemi më shumë nga ata që s’duan të dëgjojnë dhe kuptojnë

Kështu që, ajo që ne po konsiderojmë është që duke lehtësuar fjala vjen fashën e orarit apo lëvizjen me makinë për punë të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe nuk e kanë të mundur të venë me makinë private, atëherë duhet të rrisim fort sanksionet për ata që shkelin këtë hapësirë të kufizuar lirie, e do të shkojë deri në heqje lirie, për atë që e përdor makinën për të shkuar në punë transporton të tjerë.

Teksa u pyet nga një komentues gjatë video-mesazhit, Rama tha: Nuk është kështu. Më pyet Altini, a është e vërtetë që kompanitë e call-centre nuk janë mbyllur? Si do shkojmë pa kompanitë e transportit? Është e vertetë që e kanë të pamundur që të shkojnë në punë. E kemi pranuar me vetëdije dhe u kemi dhënë kohë të marrin masat. Po mendojmë një masë lehtësuese, jo sot e nesër. Për të lejuar të gjithë ata që të punojnë që të lëvizin me automjetin privat. Por a jeni dakord që kjo masë shoqëruese të shoqërohet me heqje lirie? Nuk heqim dot sytë për të vënë vetullat. Ekonominë e gjallim por të vdekurit jo.

Këto deklarata Rama i bëri teska njoftoi disa masa të reja. Kreu i qeverisë tha se do ketë lehtësime për lëvizje për ata që shkojnë në punë, por do ketë dënime më të ashpra deri në burg për ata që abuzojnë. Kryeminsitri sqaroi dhe Aktin Normativ për qiratë, ku tha se ndërhyrja u bë pasi jemi në luftë. Bursat e studentëve nuk do ndërpritet, po ashtu do nisë të hënën ndarja e pagave të luftës për ata që kanë aplikuar. Emigrantët e bllokuar jashtë do duhet të qëndrojnë, pasi Rama tha se nuk do hapen kufijtë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 plani i masave per covid-19 rama 3 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 plani i masave per covid-19 rama 3 prill 2020

Sondazh

Poll

Politike 3 Prill 2020, 11:14

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sërish aple ndaj qeverisë që të merren masa urgjente për testimin masiv të qytetarëve në mënyrë...