Politike

Tenderi 1.5 mln euro, Alibeaj i kërkon llogari Ramës: Pse s’bëni transparencë? Ku e dinte Xhaçka që ‘Eurovia’ u bë

3 Prill 2020, 15:30 Nga DOSJA
Tenderi 1.5 mln euro, Alibeaj i kërkon llogari Ramës: Pse

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj kërkon llogari nga qeveria në emër të demokratëve për tenderin 1.5 milionë euro të ushqimeve, që u fitua nga kompania “Eurovia”. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se Rama nuk bën transparencë për tenderin e ushqimeve. Ish-deputeti shtoi se sulmet ndaj opozitës dhe gjuha e urrejtjes nuk mbushin barkun me bukë të shqiptarëve. Ai gjithashtu ngriti tri pyetje për tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku pyet se ku e dinte Ministrja Olta Xhaçka se kompania “Eurovia” ishte kthyer në një kompani që merrej edhe me ushqime.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Prej 4 ditësh prej kryeministrit dhe Ministres së tij të Mbrojtjes pritet një shpjegim pse për këtë tender zgjodhi një kompani kompjuterash pa asnjë ditë eksperiencë me ushqimet.

Kompania maqedonase e shtoi tregtinë e ushqimeve si aktivitet të saj vetëm 6 ditë para se Edi Rama dhe Olta Xhaçka të shpallnin tenderin me urgjencë. Edi Rama nuk u përgjigj as mbrëmë, kur u pyet drejtpërsëdrejti për pikën më të dobët të tenderit.

 

SINKRON VIDEO

Heshtja e Edi Ramës nuk e zbeh dot skandalin me paratë dhe ushqimet për shqiptarët. As sulmet nervoze kundër opozitës, që kërkon transparencë për abuzimet e qeverisë në kohën më të keqe për vendin, nuk janë zgjidhje. Taksapaguesit duan dhe kërkojnë transparencë! Duan që mes klientëve dhe shqiptarëve, Edi Rama të vendosë të parët shqiptarët. Edi Rama dhe Olta Xhaçka duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve shumë të thjeshta:

1. Pse zgjodhën për t’i dhënë miliona një kompanie kompjuterash nga Maqedonia dhe pse përjashtuan 35 mijë kompani shqiptare, që plotësojnë kriteret e tenderit për ushqimin?

2. Nga e dinte Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave nga Maqedonia ishtë kthyer papritur dhe në tregtuese ushqimesh vetëm 6 ditë para shpalljes së tenderit?

3. Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve që e kanë bosh frigoriferin dhe dollapin e bukës pse duhet të priste 3 javë për të bërë tenderin me negocim për ushqimet e rezervave të shtetit?

Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë përgjigje pyetjeve për tenderin 1.5 milionë eurove të ushqimeve. Sulmet ndaj opozitës dhe gjuha e urrejtjes nuk mbushin barkun me bukë të shqiptarëve, nuk ngrohin shtëpitë e tyre, nuk çojnë para në xhepat bosh të shqiptarëve.

PD bëri me dije se ka kallëzuar në SPAK, (prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Sipas PD, MM i ka dhënë një tender në kundërshtim me procedurat kompanisë “Eurovia”. Tenderi që lidhet me ushqimet i është dhënë kësaj kompanie, e cila deri para disa ditësh kishte si objekt aktiviteti vetëm tregtinë e kompjuterave dhe aksesorëve elektronikë. Për çudi, një javë më parë, kompania ka shtuar edhe fushën e tregtimit të pijeve dhe ushqimeve, dhe më pas, ka fituar pa garë këtë tender, me vlerë 1.5 milionë euro. Një tjetër pikëpyetje për këtë tender është edhe fakti se në specifikat e tij, duhet që kompania fituese të kishte tre vite që merrej me tregtimin e ushqimeve, gjë që Eurovia nuk e ka. Xhaçka, këto akuza i quajti montime “alla Babale” dhe shtoi se procedura është e rregulltë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike “eurovia” edi rama enkelejd alibeaj olta xhacka “eurovia” edi rama enkelejd alibeaj olta xhacka

Sondazh

Poll

Politike 3 Prill 2020, 11:14

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sërish aple ndaj qeverisë që të merren masa urgjente për testimin masiv të qytetarëve në mënyrë...