Bylykbashi kërkon shpjegime nga Rama: Të kanë arrestuar në Itali apo ke gënjyer në intervistë
3 Prill 2020, 15:07Nga DOSJA
TIRANË- Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka reaguar sërish për deklaratën e Ramës në median italiane, ku u shpreh se ishte arrestuar njëherë në Bolonja. Në një reagim në Facebook, Bylybashi shprehet se Rama nuk është përgjigjur ende pyetjes të bërë prej tij. Zyrtari i PD shprehet se Rama duhet të sqarojë nëse Rama është arrestuar nga Policia italiane apo ka gënjyer.
“Edi Rama ende nuk eshte pergjigjur: ka genjyer median italiane apo ne formularin e dekriminalizimit. Kryeministri ose genjen per propagande ose thjesht ka te njejtin problem me ligjin e Dekriminalizimit si ai grupi i deputeteve te partise se tij qe u larguan nga ligji.
Edi Rama duhet te sqaroje shume thjesht nese vertet eshte arrestuar nga policia italiane apo ka genjyer. Ky sqarim eshte detyrim ligjor pavaresisht pandemise. Pjesen tjeter per te nxjerre te verteten dhe vendimmarrjen e kane detyre dhe pergjegjesi ligjore institucionet e Dekriminalizimit, duke filluar nga Prokuroria qe duhet te jete e paanshme ne zbatimin e ligjit”, është ky reagimi i Bylykbashit.
Kjo deklaratë e ish-deputetit të PD, bëhet pas lajmit në Dosja.al, ku u tregua formulari i dekriminalizimit të Kryeministrit që deklaronte se se nuk ishte arrestuar asnjë herë dhe përgjigjen në median italiane ku shprehet se ishte arresrtuar njëherë në Bolonja. Pas këtij lajmi erdhi dhe reagimi nga PD që kërkoi shpjegime nga kreui qeverisë, por ky i fundit është përgjigjur me ironi dhe ka mohuar të ketë thënë në median italiane se është arrestuar.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim online me qytetarët, ku ka treguar masat e reja të marra nga qeveria në përballimin e situ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama për Aktin Normativ për ndalimin e pagesës së qirave. Në një reagi...
SHKODËR- Kryetarja e në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka kërkuar sot nga Ministria e Mbrotjes informacion për fondit që është caktuar për ndihma...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar faktin se si shumë shqiptarë kanë mbetur pa u riatdhesuar në vendin e tyre, duke u izoluar jashtë shteti...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin se dy infermierë të infektuar me koronavirus janë shëruar. Manastirliu ka postuar foto...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur edhe njëherë demokratëve lidhur me kundërshtimin e tyre për pezullimin dy-mujor të pagesave të qirave. Në...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh dy ditë më parë se propozimet e Opozitës janë si ‘këngë gjink...
Politike 3 Prill 2020, 11:14
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sërish aple ndaj qeverisë që të merren masa urgjente për testimin masiv të qytetarëve në mënyrë...
TIRANË- Zv/kryeministri Erion Braçe ka sulmuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashapas qëndrimit publik të PD, kundër aktit normativ të qe...
Politike 3 Prill 2020, 10:34
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas konfirmimit të 27 personave të infektuar me Covid-19, në vetëm 24 orët e fundit, kemi hyrë në zonën e zja...