Politike

Shtyrja e pagesave të qirave/ Rama sulmon PD: Honxhobonxhot duan trazira si të ’97-ës, ne u bazuam në shembullin gjerman d

3 Prill 2020, 12:47 Nga DOSJA
Shtyrja e pagesave të qirave/ Rama sulmon PD: Honxhobonxhot duan trazira si

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur edhe njëherë demokratëve lidhur me kundërshtimin e tyre për pezullimin dy-mujor të pagesave të qirave. Në një reagim në rrjetet sociale, teksa i quan ish-deputetët dhe lidershipin e PD “Honxhobonxho”, që sipas Ramës nënkupton dikë që s’ndryshon as mendim para fakteve e as argument. Rama thotë se PD do të nxisë mllef e përçarje për të rikthyer skenarin famëkeq të ’97-ës. Për të sqaruar skeptikët, kryeministri thotë se edhe Franca edhe Gjermania kanë bërë të njëjtën gjë shtyrjen e pagesave të qirave.

REAGIMI I PLOTË:

HONXHOBONXHOJA ËSHTË DIKUSH QË JO VETËM NUK NDRYSHON MENDIM PËRBALLË FAKTIT, PO NUK NDRYSHON AS ARGUMENT”, thotë një fjalë e mençur.
DHE MEQË KËTA HNXHBNXHOT opopopozitarë VAZHDOJNË MERREN ME QEVERINË, SEPSE DUAN TË VRASIN ME NJË GUR DY ZOGJ, DUKE SYNUAR NGA NJË ANË TË NXISIN MLLEF E PËRÇARJE MES POPULLIT E QEVERISË QË PO LUFTOJNË SË BASHKU, E NGA ANA TJETËR SHKATËRRIMIN E ARKËS SË SHTETIT PËR TË NXITUR RRËMUJA MË PAS SI NË 97-ËN, JA SE KUSH TJETËR KA BËRË FIKS TË NJËJTËN GJË PËR QERATË:

 

GJERMANIA – Mospërmbushja e detyrimit kontraktor të pagimit të qerasë që rrjedh nga një kontratë qerasë, nuk përbën shkak për qeradhënësin të zgjidhë kontratën. Pamundësia e përmbushjes së detyrimit të pagesës së qerasë për periudhën 1 prill 2020 – 30 qershor 2020 lidhet me gjëndjen e shkatuar nga COVID -19. Ky parashikim nuk mund te interpretohet ne dëm të pronarit.

FRANCA – Nuk mund të ndëshkohen me penalitete financiare, kamatvonesa, dëmshpërblime, zbatimin e klauzolës së përfundimit të kontratës, apo zbatimin e çdo klauzole penale apo që aktivizon garancitë, për shkak të mospagimit të qerasë ose të tarifave të qerasë, lidhur me ambientet profesionale dhe tregtare, pavaresisht nga dispozitat kontraktuale dhe atyre të percaktuara nga kodi tregtar. Kjo dispozitë zbatohet mbi qeratë, pagesa e të cilave duhej bërë nga 12 marsi 2020 deri në një afat prej 2 muajsh nga data e përfundimit të gjendjes së urgjencës shëndetësore.

E PRA BALNA TABAKE QË NE QUAJMË GABIMISHT OPOZITË, TA HARROJË SE I BËN DOT SHQIPËRISË ATË QË AS ARMIKU I PADUKSHËM NUK KA PËR T’IA BËRË DOT, SEPSE KOHA KUR KY VEND U KATANDIS NË BALNË TAUKE NGA KËTA HNXHBNXH KA VDEKUR DHE NUK KTHEHET MË!

*shumë shpejt do ju informoj për aktet zbatuese të AKTIT NORMATIV mbi qeratë dhe njerëzit më në hall do të shohin edhe më qartë, se unë dhe kjo qeveri, jemi ME TA dhe PËR TA #derinëfund.

Reagimi i kryeministrit, vjen një ditë pasi ai njoftoi se do të ndalohen pagesat e qirave për bizneset e vogla, studentët dhe për të gjithë familjarët të regjistruar në punë, por që kanë ndaluar punën për shkak të masave të marra nga koronavirusi.  Vendimi u botua sot në Fletoren Zyrtare, dhe për të ka reagime nga të gjitha palët.

Shumë pronarë e kundërshtojnë, bashkë me opozitën, ndërsa qiramarrësit ndihen më të lehtësuar. Rama i quajti “të babëzitur” të gjithë ata qiradhënës që kërkojnë paratë në një kohë ‘lufte’, ndërsa PD akuzon Ramën për propagandë pasi sipas demokratëve shumë qytetarë qiranë e kanë të vetmin burim financiar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike del akti normativ për qiratë edi rama del akti normativ për qiratë edi rama

Sondazh

Poll

Politike 3 Prill 2020, 11:14

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sërish aple ndaj qeverisë që të merren masa urgjente për testimin masiv të qytetarëve në mënyrë...

Politike 3 Prill 2020, 10:34

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas konfirmimit të 27 personave të infektuar me Covid-19, në vetëm 24 orët e fundit, kemi hyrë në zonën e zja...