Insights

Flutura Açka: Heroina ime është kjo grua… teksa bota është tronditur,TV-të shqiptare thërrasin qokaxhinjtë e theri

3 Prill 2020, 10:40 Nga DOSJA
Flutura Açka: Heroina ime është kjo grua… teksa bota

Nga Flutura Açka

Tek kërkoja mbrëmë nëpër internet televizionet shqiptare, që të enjteve në mbrëmje në pikun e shikueshmërisë, “therin” shoshoqin për shikues, ndala në disa prej tyre.

As në këto kohë tronditëse për botën, ca prej tyre nuk e lënë zanatin të pastrojnë politikën, të bëjnë qokat me sponsorat e miqtë e tyre, të tregojnë si vishen, si kombinohen edhe me mbathjet që mjerisht nuk iu duken, dhe duke harruar etikën parake profesionale të studiove televizive, u thërrasin qokaxhinjve te tyre me emër (me mbiemër madje) e jo më me “zoti”, dhe duke e mbyllur trumfalisht me thirrjet se kush është i pasur të dhurojë në këto kohë shtrëngesash, duke harruar se në këtë democraci të brishtë që kemi, vetë ata janë pasuruar panginjshëm dhe nuk kanë lënë rast e cep kohe pa e shfaqur se sa të pasur janë, një koracë plot shkëlqim që u kërcet mes asaj varfërie tronditëse shqiptare.

Heroina ime e vërtetë është Ardiana Handraj nga Shkodra, të cilën e ndoqa në një reportazh të shkurtër në Euronews Albania. Ajo bën maska falas për qytetarë dhe policë. Ardianat dhe Ardianët e përditshëm, të heshtur, bujarë, do të na ndihmojnë ta kalojmë këtë kohë të çuditshme sa më lehtê.

“Do Zoti”, thotë Ardiana “kjo kohë i ka ngrohur njerëzit dhe u ka dhënë më shumë dashuri, afrimitet e vlerësim”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog ardiana handraj flutura acka koronavirusi ne shqiperi ardiana handraj flutura acka koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Insights 31 Mars 2020, 11:24

TIRANË- Flet për Dosja.al përgjegjësi i pikës së karburantit në Vorë, ku punonte Qazim Ismaili, “mjeku” pompist që u dërgua nga qeveria shqiptare në Itali,...

Insights 29 Mars 2020, 15:51

Koronavirusi/ Shumë arsye për të qenë optimist

TIRANË- Sot u bënë plot 20 ditë nga regjistrimi zyrtar i një pacienti pozitiv me COVID-19. Natyrisht aludohet që virusi ka hyrë ditë më parë në Shqipëri as...

Insights 29 Mars 2020, 11:22

Arkiva dixhitale në periudhën e Covid-19

Kur koha duket se ka stopuar dhe ditët nuk dallohen nga rutina e karantinës ka rituale nga ku njerëzit nuk heqin dorë  dhe një prej tyre është gjurmimi i të kal...