Insights

Arkiva dixhitale në periudhën e Covid-19

29 Mars 2020, 11:22 Nga DOSJA
Arkiva dixhitale në periudhën e Covid-19

Kur koha duket se ka stopuar dhe ditët nuk dallohen nga rutina e karantinës ka rituale nga ku njerëzit nuk heqin dorë  dhe një prej tyre është gjurmimi i të kaluarës.

Këto ditë e mbyllur në shtëpi, por aspak  e shkëputur nga procesi i vazhdueshëm i punës, më kanë dhënë emocion të vecantë emailet dhe kërkesat e studiuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.

Ata  nuk mbyllin kurrë mendjen dhe frymëzimin në karantinë”, nuk na harrojnë , ata janë vizitorët e përhershëm të shtëpisë sonë, në ditë të qeta e në ditë të trazuara si këto që po kalojmë. Por kësaj radhe virtualisht, ashtu pa zhurmën e butë e të zakonshme që jemi dëgjuar cdo ditë në sallën e studimit dhe mjedise të tjera kërkesat e tyre janë ndoshta edhe më befasuese se vetë kërkesa e bërë në ditët e zakonshme.

“Historia është gjithmonë e gjallë dhe përmes arkivave ku ajo na mëson cdo ditë një gjë të re, na jep leksione dijeje dhe eksperience të jashtëzakonshme.

Ja pra, ku erdhi dhe ky moment i  pabesueshëm dhe i paimagjinuar më parë, kur orarin zyrtar nuk do ta kalonim me dosjet e dokumenteve fizike, të prekshme e të ndjeshme, dhe të mbuluara nga aroma e vecantë e peshës së kohës… Dita ime, dita e nëpunësve tanë po fillon e perëndon mbi kompjuter, ekran,  mouse, pa parë dhe pa prekur asnjë dokument, asnjë gjurmë arkivash përvec disa inventarëve fizikë të fondeve dhe dhe viteve të ndryshme ku po hidhen online nga cdo shtëpi spcialisti për tu bërë gati për tu aksesuar cdo studiues..

E trishtë, e dhimbshme në pikëpamjen njerëzore, por po perjetojmë një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe shumë të dobishme profesionale. E nisur prej disa vitesh dixhitalizimi i Arkivave po jep vecanërisht  rezultate shumë të rëndësishme në këtë periudhë, ku shumica e procedurave institucionale janë online. Shqipëria dixhitale, një prioritet i qeverisë është kthyer në një network mbarëkombëtar  dhe një realitet i përhershëm shërbimesh për shumicën e qytetarëve. Arkivat janë një model në këtë proces të pandalshëm inovacioni.

Në këtë eksperiencë me dinamikën komplekse komunikimi dhe shkëmbim informacioni, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave krahas shërbimeve online për gjithë studiuesit kudo ata ndodhen të cilëve dhe në këtë kohë u mundëson dokumentet që duan nëpërmjet katalogut online te arkiva.gov.al   ofron dhe  shërbimin më të ri të kërkesave social-juridike . Për të gjithë ata qytetarë , të cilëve u duhet dokument për efekt ligjor, punësimi, shkollor, gjyqësor, deri sa të përfundojnë masat kufizuese  mund të vijojnë të bëjnë aplikimin, të kryejnë pagesën dhe të marrin dokumentin me vulë elektronike përmes shërbimit të ri kerkesa.arkiva.gov.al .

Karantina nuk ka frenuar aspak ritmin e punës sonë me dixhitalizimin e mëtejshëm të pasurive të fototekës dhe përshkrimin e fotografive të cilat do jenë shumë shpejt online për publikun. Në cdo moment jemi online duke pranuar e mirëpritur studiuesit e rinj ,”usera”, të cilët po shtohen nga dita në ditë, nga cdo moshë e profesion dhe mbi të gjitha nga Kosova e treva të tjera shqiptare jashtë kufijve.

Përmes arkivave online le të marrim frymëzimin dhe energjinë e pakufijshme që na përcjell historia jonë. Mesazhi i saj edhe në këtë sfidë është sublime. “Të gjithë bashkë , do ia dalim” #arkivatfrymëzojnë

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll