Insights

Gjyshka në postbllok, 7 herë Lola erdhi tek spitali por nuk e lejoi të futej brenda

29 Mars 2020, 06:57 Nga DOSJA
Gjyshka në postbllok, 7 herë Lola erdhi tek spitali por nuk e lejoi

(Tregimi i së dielës)/ Kam qënë në vit të parë gjimnaz kur më plasi në duar një shashkë artificiale që e kishte prodhuar mendja gjeniale e shokut tim Cale. Mori në kabinetin e kimisë dy lloje pluhurash. Po u bashkuan këto bëjnë aq zhurmë,më tha,sa gocave po ua hodhëm te këmbët do bëjnë shurrën nga frika.
Mendonim plot situata komike,por ja që Calja ato pluhura i bashkoi para syve të mij dhe u dëgjua në çast një shpërthim si ato minat te gurorja nga Shëndëllia.
Në sy sikur m’u ul vetë dielli,në veshë sikur luanin njëqind violina dhe i binin notës mi. Ndjeja që duart u qullën. Nga gjaku me siguri se dëgjoja ambulanca,ambulanca e pastaj më ra në trup një qetësi e lehtësi. Doja të flija dhe humba…
Kur hapa sytë isha në krevat,te pavioni i kirurgjisë. Kështu më tha babai se unë nuk shihja. Më ishin çarë qepallat dhe rrinin sytë hapur. Duart plot ugare dhe qepje. Flokët e djegur dhe faqet plot njolla lejla,si mish i kalbur. Por babai më siguroi se do shihja dhe do bëhesha mirë pas dy javësh. Dukesh si robërit e luftës,më dha kurajo ai. Pas pak erdhi vëllai:
-Sa i shpifur,-tha dhe iku.
Motra e vogël nuk më njohu. Veç qante se e tremba me plagët e fashot.
Mëngjeseve më rrinte gjyshja te koka. Mbaj mend dorën e saj duke më ledhatuar dhe muhabetin e shtruar. Nga dreka kisha shokët te koka. Por nga gocat asnjë. Do jenë nxehur nga që do i trembja me shashkë,mendoja. Kishin të drejtë,por Lola duhej të më shihte. Rrinim bashkë dhe vetes i thoja,e kam të dashur. Asaj asnjë fjalë nuk i kisha hedhur. Prisja me sytë nga dera,por snuk. Lola kishte humbur.
Ditën që u ktheva në shkollë Lola gati më rrëzoi me përqafime. Dukej që e kishte marrë malli. Por e largova dhe i thashë ftohtë:
-Të prita në spital.
-Erdha shtatë herë,-tha ajo. -Po gjyshja jote rrinte dezhurn te dera. Asnjë gocë nuk linte të hynte te dhoma.
M’u ngritën nervat. Vrap te shtëpia. Sa bëra gjysmën e pyetjes ajo ia nisi të qeshurit.
-Ti duhet të më falenderosh,mo bir. Të kujtohet si qante motra nga frika e surratit tënd? Si gogol ishe bërë. Dhe unë po mos të të kisha gjakun tim vrapit do ia merrja. Ngjisje si ato mëlçitë që blejmë të djelave. Ndaj,nga që nuk dija cila çupkë të donte,i ndalova të gjitha. Tani je si pëllumb e përqafoju me kë të duash!
E mira ime nuk e kishte keq. Rrengu i saj rezultoi me bukë. Lola kishte mall e mes nesh nuk hynë fasho,jodio,antibiotikë e faqe të djegura. U ngrit përkohësisht veç postblloku “Gjyshe”. Ama përkohësisht…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog agim xhafka agim xhafka

Sondazh

Poll