Insights

FOTO/ Citoi fjalët e ‘shenjta’, gabimi fatal i kryeministrit Rama… Anwar al-Awlaki ishte terrorist i Al Kaeda

31 Mars 2020, 09:29 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka krijuar tashmë një traditë me shpëndarjen e shprehjeve dhe video-mesazheve frymëzuese në rrjetet sociale. Përditë, Rama ndan me ndjekësit e rrjeteve thënie, të autorëve të ndryshëm, ku nuk mungon edhe frymëzimi nga besimet fetare. Kështu ka ndodhur edhe sot, kur kryeministri ka shpërndarë një thënie e cila ka në fokus gabimin dhe mëkatin. “Gabimin e bën duke menduar se ke të drejtë kur nuk ke. Mëkatin e bën duke e ditur që nuk ke të drejtë”, citon Rama imam Anwar Al Awlaki.

Por kush është imam Anwar Al AWlaki?

Nga një vëzhgim elementar që Dosja.al bëri në Google, (që mund ta bënte edhe skuadra që menaxhon faqen e kreut të qeverisë), rezulton se imam Anwar Al Awlaki, ka qenë një imam nga Jemeni.

Qeveria amerikane e ka skeduar atë si një nga imamët që ka shërbyer si rekrutues dhe motivues për të realizuar plane terroriste për grupin terrorist Al Kaeda. Ai u vra nga autoritetet amerikane në vitin 2011.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck anwar al awlaki edi rama anwar al awlaki edi rama

Sondazh

Poll

Insights 29 Mars 2020, 15:51

Koronavirusi/ Shumë arsye për të qenë optimist

TIRANË- Sot u bënë plot 20 ditë nga regjistrimi zyrtar i një pacienti pozitiv me COVID-19. Natyrisht aludohet që virusi ka hyrë ditë më parë në Shqipëri as...

Insights 29 Mars 2020, 11:22

Arkiva dixhitale në periudhën e Covid-19

Kur koha duket se ka stopuar dhe ditët nuk dallohen nga rutina e karantinës ka rituale nga ku njerëzit nuk heqin dorë  dhe një prej tyre është gjurmimi i të kal...