Insights

SHËNIM: Mëshira nuk është mbrojtje për Qazimin, askush se paragjykoi për punën… si ndryshoi strategjia e propagandës n

31 Mars 2020, 18:37 Nga DOSJA
SHËNIM: Mëshira nuk është mbrojtje për Qazimin, askush

TIRANË- Qazim Ismaili pa dashjen e tij sot është bërë personazhi kryesor mediatik. Me kostumin kundër COVID-19, Ismaili pret që nesër të nisë punën në spitalin e Breshias, por duket se e shkuara e tij i krijon brenga. Sot, Dosja.al, pas verifikime nga disa burime të pavarura nga njëra-tjetra publikoi një lajm: Qazim Ismaili është një infermier, që s’e ka ushtruar kurrë profesionin e tij, por gjatë 5 viteve të fundit ka qenë punonjës në një karburant si pompist.

Për sqarim, puna si pompist nuk është as e ndaluar dhe as denigruese, siç po mundohet makineria gjigante e qeverisë që t’ja veshë si një maskë lajmit të Dosja.al. Çdo zë i qeverisë deri në drekë mohoi me pathos se Ismaili ishte mjek, dhe nuk kishte punuar kurrë si pompist, por kur dielli u largua nga horizonti dhe hëna nisi ndriçimin e mëmëdheut tonë, mendimi ndryshoi.

Një nga të gjithë ata që kishin thënë se infermieri që shkoi në Itali nuk kishte punuar si pompist, e pranuan dhe u shprehën se ai këtë punë e kishte bërë bërë nga halli. Puna është punë dhe kurrë nuk është turp. Në asnjë lajm Dosja.al, nuk ka dashur as të fyejë e as të denigrojë një qytetar që ka bërë një gjest që na bëri të gjithëve krenarë, duke pranuar të shkonte në frontin e parë të luftës. Përkundrazi ne mbështesim çdo pompist, hidraulik, motorrist, elektriçist, bankier e doganier, arsimtar, menaxher, berber, kuzhinier, e të papunë, pasi askush nuk gjykohet nga puna e tij.

Por qeveria duke dashur që të zbehte faktin se Ismaili nuk po bënte punën që ishte specilizuar, nuk u mor me faktin, por sulmoi ata që zbuluan këtë fakt: median. Por ne pyesim qeverinë, kur e morët vesh që Ismaili ishte pompist, dhe pse nuk e pranuat që në momentin e parë?

Një gjë tjetër që u vu re nga lumi i reagimeve për të baltosur një fakt, ishte dhe veshja e ngjarjes me mëshirë, pasi pompisti kishte kaluar një tragjedi. Ai ishte prekur nga shqërthimi në Gerdec. Çdo reagim që donte të mbyste të vërtetën sot, në një cep, strukur nga frika, shtohej se Ismaili kishte kaluar një tragjedi e po e vuante akoma.

Me mëshirë e trajtoi dhe zëdhënësja e Qeverisë, infermierin, por mëshira është e fundit që e mbulon sot faktin. Fakti mbrohet me të vërtëtën, të cilët Spiropali u mundua ta vriste, por e pranoi duke thënë me plot gojën se Ismaili ka punuar si pompist.

Por Spiropali nuk tha asnjë fjalë se pse ky infermier, duke qenë se kishte disa specializime, pse nuk ishte pjesë e sistemit shëndetësor? Pse prej pesë vitesh ai ishte detyruar që të bënte një punë tjetër të nderuar? Pse ai nuk u pranua në vijën e parë të luftës në Shqipëri, por u dërgua si vullnetar me 3 mijë Euro rrogë në Itali?

Këto e shumë pyetje të tjera askush nga qeveria nuk u është përgjigjur dhe kërkohet të mbytet fakti me mëshirë. Qazim Ismailin, sot e mbron e vërteta që e ka pranuar vetë, as mëshira dhe as diplomat false që i kanë publikuar.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali qazim ismaili koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali qazim ismaili

Sondazh

Poll

Insights 31 Mars 2020, 11:24

TIRANË- Flet për Dosja.al përgjegjësi i pikës së karburantit në Vorë, ku punonte Qazim Ismaili, “mjeku” pompist që u dërgua nga qeveria shqiptare në Itali,...

Insights 29 Mars 2020, 15:51

Koronavirusi/ Shumë arsye për të qenë optimist

TIRANË- Sot u bënë plot 20 ditë nga regjistrimi zyrtar i një pacienti pozitiv me COVID-19. Natyrisht aludohet që virusi ka hyrë ditë më parë në Shqipëri as...

Insights 29 Mars 2020, 11:22

Arkiva dixhitale në periudhën e Covid-19

Kur koha duket se ka stopuar dhe ditët nuk dallohen nga rutina e karantinës ka rituale nga ku njerëzit nuk heqin dorë  dhe një prej tyre është gjurmimi i të kal...