Insights

E vërteta?! Rama thotë se ka bërë sherr, por tek media italiane rezulton ndryshe… llogarinë duhet ta kërkojë përte

2 Prill 2020, 10:25 Nga DOSJA
E vërteta?! Rama thotë se ka bërë sherr, por tek media

TIRANË- Një deklaratë naive e kryeministrit Edi Rama, ka hapur sërish një debat politik në Shqipëri. Dosja.al ngriti dje e para pyetjen, se a e ka shkelur kryeministri me vetëdije ligjin për dekriminalizimin teksa deklaron se është arrestuar në Itali, një fakt që nuk e ka raportuar në formular. Sot, është ngritur Partia Demokratike dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi që ngre të njëjtin shqetësim. I menjëhershëm është edhe reagimi i Ramës, i cili thotë se e vërteta është ndryshe. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për arrestim, siç ka raportuar vetë me gojën e tij tek media italiane, por për një sherr rutinor me një polic në Bolonja.

Por si është puna? Dosja.al sjell edhe njëherë në origjinal faqen e botuar në Gazzeta Dello Sport. Rama nuk ka deklaruar sherr siç thotë sot, por një arrestim.

Në këto kushte kryeministri llogarinë s’duhet ta kërkojë në Shqipëri, pse qytetarët me të drejtë dhe opozita e pyesin për këtë deklarim, se po i kërkojnë zbatimin e ligjit që e ka votuar vetë me dëshirë dhe e ka zbatuar në jo pak raste, por medias italiane. Nëse pretendon se fjala i është deformuar, Rama e di shumë mirë derën. Ta sqarojë me gazetën të vërtetën. Kjo është rruga e parë dhe më e lehtë, ndërsa e dyta është pak më e gjatë por më frytdhënëse. PD mund t’i kërkojë Prokurorisë siç ka bërë edhe në rastet e shkuara, verifikimin në Itali të kryeministrit. Kështu, jemi të gjithë të qetë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck arrestimi i rames ne itali edi rama gazzeta dello sport oerd bylykbashi arrestimi i rames ne itali edi rama gazzeta dello sport oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Insights 31 Mars 2020, 11:24

TIRANË- Flet për Dosja.al përgjegjësi i pikës së karburantit në Vorë, ku punonte Qazim Ismaili, “mjeku” pompist që u dërgua nga qeveria shqiptare në Itali,...

Insights 29 Mars 2020, 15:51

Koronavirusi/ Shumë arsye për të qenë optimist

TIRANË- Sot u bënë plot 20 ditë nga regjistrimi zyrtar i një pacienti pozitiv me COVID-19. Natyrisht aludohet që virusi ka hyrë ditë më parë në Shqipëri as...

Insights 29 Mars 2020, 11:22

Arkiva dixhitale në periudhën e Covid-19

Kur koha duket se ka stopuar dhe ditët nuk dallohen nga rutina e karantinës ka rituale nga ku njerëzit nuk heqin dorë  dhe një prej tyre është gjurmimi i të kal...