Insights

E TURPSHME/ Sandër Lleshaj i ngjit maskë me photoshop vogëlushes, detaji që s’u kuptua tek fotoja e ministrit

28 Mars 2020, 17:27 Nga DOSJA
E TURPSHME/ Sandër Lleshaj i ngjit maskë me photoshop vogëlushes,

TIRANË- Ministri i Brednshëm Sandër Lleshaj ka shpërndarë sot një foto të një vogëlusheje e cila i dhuronte një lule efektivit të Policisë në shenjë falenderimi për punën që e gjithë kjo trup ka bërë gjithë këto ditë gjatë kur vendi po përballet me COVID-19.

Por kjo foto nuk ka qenë dhe aq reale sa duket, pasi ministri i Lleshaj ka ndërhyrë në të duke e modifikuar. Vogëlushja vërtetë i ka dhuruar lule efektivit të Policisë, por ajo nuk mban një maskë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Maska është vendosur me photoshop dhe duket qartë tek fijet që duhet të vijojin e të mbanin maskën të lidhur pas kokës. Por ministri duke ditur një gjë të tillë e ka publiluar foton në rrjetet sociale duke e shitur si të vërtetë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

factcheck factcheck koronavirusi ne shqiperi lleshaj modifikon foton masat kunder covid 19 sander lleshaj koronavirusi ne shqiperi lleshaj modifikon foton masat kunder covid 19 sander lleshaj

Sondazh

Poll