Politike

Meta u del në krah mediave: Nuk mund të braktisen në këto momente të vështira

2 Prill 2020, 19:27 Nga DOSJA
Meta u del në krah mediave: Nuk mund të braktisen në këto

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në krah të mediave, duke shkruar se nuk mund të braktisen nga autoritetet në këto momente të vështira. Në një reagim ne Facebook, Meta teksa ka shpërndarë apelin e Shoqatës së Gazetarëve Europianë, nënvizon se gazetarët janë në vijën e parë të raportimit.

Mediat, gazetarët dhe stafet e tyre mbështetëse, të cilët janë në vijën e parë të raportimit, nuk mund të braktisen në këto momente tepër të vështira! Mirënjohje dhe solidaritet për punën e shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari!”, shkruan Presidenti.

Më herët Shoqata e Gazetarëve Europian që është e vendosur në Shqipëri u ka dërguar sot një letër institucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, ku kanë kërkuar ndihmë për përballimin e situatës së COVID-19. Në letër SHGE shkruan së duhet të krijohen paketa lehtësuese dhe mbështetëse shumë dimensionale, për të gjitha mediat, duke filluar nga ato kombëtare, lokale, të shkruara dhe online.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta masat kunder covid 19 meta ne krah te mediave ilir meta masat kunder covid 19 meta ne krah te mediave

Sondazh

Poll