Politike

‘Shkenca do e gjejë një ilaç për koronavirusin’/ Berisha flet si mjek, ‘thumbon’ Ramën: Kur ishte në opozitë, vra

2 Prill 2020, 19:03 Nga DOSJA
‘Shkenca do e gjejë një ilaç për

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka qënë në një lidhje-telefonike për “ABCNeës” ku edhe ka folur për situatën e koronavirusit në vend.

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori, Berisha u shpreh se kishte shpresë së shkencëtarët do të arrinin të gjenin një zgjidhje edhe për koronavirusin, ashtu siç edhe kishin bërë për viruset e tjera.

Do t’i gjendet një vaksinë apo ilaç. Diçka do arrijë shkenca. Viruset bëjnë transforminin e tyre. Kam qënë në Paris në vitin ‘97, nuk ekzistonte SIDA në Europë. Brenda një viti u bë sëmundja e shekullit. Kur u dominua SARS doli pastaj SARS 2. Kjo do mbetet e skalitur dhe do bëjë që njerëzimi të mobilizojë forca më të mëdha ndaj mutantëve të rinj viral,”-tha Berisha.

Në prononcimin e tij, Berisha nuk ka harruar që të ‘ngacojmë’ edhe kreun e qeverisë, Edi Rama, të cilit i kujtoi kohën kur ishte në opozitë.

“Tha se shqiptarët nuk vdesin për bukë. Po kur ishte në opozitë vraponte nga dyqani në dyqan për të treguar listat e ushqimeve. Çfarë ka bërë sot?,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi sali berisha edi rama koronavirusi ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll