Politike

Bllokimi i emigrantëve në kufi, Basha: Qeveria të lejojë kalimin e tyre, të mos i mbajë peng

2 Prill 2020, 19:02 Nga DOSJA
Bllokimi i emigrantëve në kufi, Basha: Qeveria të lejojë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për emigrantët e bllokuar prej 48 orësh në Greqi dhe Malin e Zi. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se qeveria duhet të lejojë hyrjen në vend të këtyre emigrantëve që po mbahen peng në kufi.

Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi.

Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore.  Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre”, shprehet Basha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike emigrantet e bllokuar lulzim basha emigrantet e bllokuar lulzim basha

Sondazh

Poll