Aktualitet

U përfol si pasardhësja e Metës në Presidencë, Topalli përshëndet me foto nga liqeni

22 Mars 2019, 15:13 Nga DOSJA
U përfol si pasardhësja e Metës në Presidencë, Topalli

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, pas deklaratës së tij se ishte gati të linte mandatin për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës politike, ka ngjallur shumë debate në vend.

Mbrëmjen e djeshme është zbuluar dhe emri i parë, që mund të zërë vendin e Metës dhe ajo është ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Ka qenë gazetari Carlo Bollino, i cili u shpreh se Edi Rama mund të propozojë “ish-zonjën e hekurt” të PD, për postin e Presidentit.

Kur e gjithë media “zien” për këtë debat, vet Jozefina Topalli ka publikuar një foto nga liqeni i Shkodrës ku duket e relaksuar. Topalli nuk ka shkruar asgjë si përshkrim të fotos së saj, por shfaqet e qetë.

Kujtojmë që Presidenti, Ilir Meta në një deklaratë të pak ditëve më parë u shpreh se është i gatshëm të dorëzojë mandatin si president për të mos lejuar instalimin e asaj që ai e quan “juntë”. Presidenti thotë se për këtë arsye është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet deklarata e metes ilir meta jozefina topalli posti i presidentit deklarata e metes ilir meta jozefina topalli posti i presidentit

Sondazh

Poll