Aktualitet

Sërish punime në autostradë, devijohet trafiku tek mbikalimi i Rinasit

22 Mars 2019, 14:56 Nga DOSJA
Sërish punime në autostradë, devijohet trafiku tek mbikalimi i

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar sot nga nesër do të ketë punime në autostradën Tiranë-Durrës, gjë e cila do të sjellë dhe devijimin e trafikut.

Sipas një njoftimi për mediat mësohet se  nesër nga ora 09:00 deri në orën 17:00 të pasdites do të ketë punime në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas”.

Më tej ARRSH bën me dije se punimet do të kryhen në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit dhe Trafiku do të devijohet me një kalim.

NJOFTIMI I PLOTË I ARRSH

Duke filluar nga nesër, datë 23.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.

Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve.

Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Poloicisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë “Geci”, si pjesë e kompanisë që do të realizojë punimet. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.

Kjo është ndërhyrja e disatë që bëhet në autostradën Tiranë-Durrës brenda pak muajve, pasi në verë u bë riparimi i shtresave asfaltike, në fillim të këtij viti u vendosën tombinat për të shmangur përmbytjet, po ashtu janë vendosur dhe trafikndarëset e tjera si dhe është riparuar asfalti.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet devijohet trafiku ne autostrade punime ne autostrade punime tek mbikalimi i rinasit devijohet trafiku ne autostrade punime ne autostrade punime tek mbikalimi i rinasit

Sondazh

Poll