Aktualitet

Kishin fshehur mijera steka cigaresh në kamion, Policia zbulon kontrabandën që do bëhej nga Porti i Durrësit

2 Prill 2020, 15:39 Nga DOSJA
Kishin fshehur mijera steka cigaresh në kamion, Policia zbulon

DURRËS- Policia e Durrësit ka sekuestruar sot steka me cigare dhe dokumente të falsifikuar, që ishin fshehur në një kamion. Në një njfotim për mediat, Policia bën me dije se  është proceduar panalisht drejtuesin e kamionit. “Si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, të kamionit me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, në kabinë, poshtë dyshekut, u konstatuan të fshehura steka me cigare, të cilat në imazhin e skanimit nuk ishin të markuara“, shkruan Policia. 

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare godet një rast të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të falsifikimit të dokumenteve. Procedohet penalisht drejtuesi i kamionit. Sekuestrohen steka me cigare dhe dokumente të falsifikuara. Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit kanë rritur kontrollin në dalje dhe në hyrje, për të gjithë kamionët që transportojnë mallra.

Si rezultat i kontrollit në vijën e dytë, të kamionit me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, në kabinë, poshtë dyshekut, u konstatuan të fshehura steka me cigare, të cilat në imazhin e skanimit nuk ishin të markuara. Po gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se targat e rimorkios dhe leja e qarkullimit nuk i përkisnin kësaj rimorkioje.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, të cilët në përfundim të veprimeve të para kanë proceduar penalisht shtetasin A. A., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formularëve” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kontrabanda ne durres policia durres kontrabanda ne durres policia durres

Sondazh

Poll