Aktualitet

Shënohen dy raste të reja me koronavirus në Shkodër, gruas së infektuar i vdiq burri dy javë më parë dhe zhvilloi ceremo

2 Prill 2020, 13:25 Nga DOSJA
Shënohen dy raste të reja me koronavirus në Shkodër, gruas

SHKODËR– Edhe dy persona të tjerë janë prekur nga Covid-19 në Shkodër. Mësohet se bëhet fjalë për një grua 65-vjeçare nga Kirasi dhe një burrë 55 vjeç nga Dobraçi. 65-vjeçares i kishte vdekur i shoqi dy javë më parë, ku është mbajtur edhe ceremonia mortore. Kjo gjë mendohet se mund të ketë sjellë edhe infektimin e të moshuarës me Covid-19. Ndërsa 55-vjeçari mendohet se ka pasur kontakte me persona të tjerë të infektuar.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277 me vetëm 18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.  Numri i viktimave ka shkuar në 16, pasi ka vdekur dje në spitalin Infektiv një 76-vjeçar nga Durrësi.

9 persona janë shëruar, duke e çuar në 76 numrin e personave që fitojnë betejën me koronavirus. Sakaq, në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll