Aktualitet

Fermerët e Urës Vajgurore kërkojnë ndihmë nga shteti: Na ka mbetur prodhimi pa shitur, po i hedhim na kanal

2 Prill 2020, 14:40 Nga DOSJA
Fermerët e Urës Vajgurore kërkojnë ndihmë nga shteti:

TIRANË- Koronavirusi ka shkaktuar probleme në të gjithë sektorët e ekonomisë, ku nga kriza nuk ka shpëtuar as bujqësia. Sot fermerët e fshatit Samaticë, në Urën Vajgurore kanë hedhur prodhime e tyre në kanal.

Shumë fermerë që prodhojnë kastraveca, shprehet se prodhimet e tyre nuk kanë treg, për shkak të bllokimit nga virusi dhe kanë marrë vendimin për ta hedhur atë. Ata shprehen se edhe pse fidanet e mbjellë në serat e tyre edhe pse janë me prodhim, ata po i heqin dhe po i hedhin në kanal.

Fermerët shprehen se duan ndihmën e shtetit sepse jemi me kredi, kërkojnë që këstet e kredisë të pezullohen për një vit dhe t’u subvensionohen fidanet që do mbjellin.

E gjithë zona po i hedh të gjitha prodhimet e tyre që kane në sera, arsyeja është se pika e grumbullimit nuk ka se ku ta cojë, pasi është e bllokuar. Ndërsa disa tregtarë që vijnë e marrin me 10 lekë për kg edhe me 5 lekë për kg. Ne nuk na del kostoja e prodhimit me këtë çmim, prandaj jemi të detyruar që ta hedhim në kanal prodhimin”, shprehet një fermer.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fermeret kerkojne ndihme nga shteti fermeret ne uren vajgurore prodhimet ne kanal fermeret kerkojne ndihme nga shteti fermeret ne uren vajgurore prodhimet ne kanal

Sondazh

Poll