Aktualitet

Përkeqësohet gjendja e dy pacientëve të infektuar me Covid-19, transferohen tek Shefqet Ndroqi

2 Prill 2020, 13:43 Nga DOSJA
Përkeqësohet gjendja e dy pacientëve të infektuar me

TIRANË– Dy pacientë të prekur me Covid-19, janë përkeqësuar dhe janë dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi” që është kthyer në një spital Covid-2. Mësohet se dy pacientët kishin shfaqur pneumoni bilaterale dhe se te ‘Shefqet Ndroqi’ do të trajtohen pikërisht për këtë, për kurimin e mushkërive.

Në Sanatorium ndodhet gjithashtu edhe një paciente 19-vjeçare e prekur me koronavirus, por që iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal,.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76.

Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll