Aktualitet

Qiradhënësit kundër vendimin të qeverisë: Po ne me çfarë do jetojmë, pse nuk na paguan shteti nëse falim qeranë?

2 Prill 2020, 14:49 Nga DOSJA
Qiradhënësit kundër vendimin të qeverisë: Po ne me

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot vendimin e radhës së qeverisë, i cili do të detyrojë të gjithë qiaradhënësit që të mos marrin paratë për 3 muaj nëse kanë me qera një objekt që përdoret si biznes i vogël, e ka marrë një student apo një qytetar që nuk punon gjatë kohës së pandemisë.

Por duket se ky vendim ka kënaqur një pjesë dhe pjesa tjetër shprehet se janë kundër. Qiradhënësit kanë nisur të ankohen, duke thënë se ata preken nga kjo krizë dhe nuk është një vendim i drejtë.

Shumë prej pronarëve që kanë biznese e shtëpi me qera që preken nga ky vendim kanë shkruar në Dosja.al, dhe shprehen se qeveria duhet të anulojë këtë vendim që lë ata pa asnjë lekë në këtë kohë krize dhe është më shumë se të mbetesh pa punë.

DISA NGA REAGIMET E QYTETARËVE

“O zotëri aty ku punoj unë me qerate e mbledhura paguajmë rrogat e punëtorëve. Tani i bie ti lëmë punonjësit pa rrogë plot tre muaj. Fatkeqësi e madhe”.

“Ore,se nuk po e kuptoj,dhe ky bicim kryeministri,nuk e specifikon..edhe kur objektet e dhena me qera,vazhdojne aktivitetin,nuk duhet te paguajne qera??!! Dhe cili vend demokratik,po e zbaton kete gje??”

“Eshte duke pergaditur situaten per luften e klasave,nuk eshte i lajthitur apo lapsus?”

“Ky perpiqet te heqe vemendjen nga pergjegjesite e qeverise qe po vjedh dhe nuk jep zgjidhje. pastaj i thote “Mos paguani qerane” POR kjo eshte marrdhenie private mes dy paleve dhe jo publike. Sa kohe qe nuk i kerkojne pergjegjesi per vjedhjet e tij ky nuk e ka problem te behet edhe lolo, edhe palaco, edhe kinse budalla. NDAL PPP, ndaj vjedhjet e tua qindra miliona euroshe me vilmen, me zoton etj dhe jepi keto para per te pamundurit, per biznsesin e vogel, per kompensim qerash, etj. jo i thua nje pale kunder nje pale tjeter private ndersa qeveria i kerkon qiradhenesve cdo takse edhe nuk nuk kane dhene gje me qera”

“Nuk eshte shkruar askund qe, qiradhenesit ja paguan qirane qeveria. Thjesht ky mendjendrituri u thote njerzve mos pagoni qerane. Ky perfundimisht eshte i cmendur”.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do të ndalohen pagesat e qerave për bizneseve të vogla, studentët dhe për të gjithë familjarët të regjistruar në punë, por që kanë ndaluar punën për shkak të masave të marra nga koronavirusi. Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277 me vetëm 18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.  Numri i viktimave ka shkuar në 16, pasi ka vdekur dje në spitalin Infektiv një 76-vjeçar nga Durrësi. 9 persona janë shëruar, duke e çuar në 76 numrin e personave që fitojnë betejën me koronavirus. Sakaq, në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama falja e qirave masat kunder covid 19 qiradhenesit edi rama falja e qirave masat kunder covid 19 qiradhenesit

Sondazh

Poll