Aktualitet

‘Urime, është shëruar!’/ E moshuara ia hedh koronavirusit, del me karrocë nga Infektivi, jashtë e pret nipi me makinë

2 Prill 2020, 14:05 Nga DOSJA

TIRANË– Një tjetër lajm i mirë vjen nga spitali Infektiv në Tiranë, ku një tjetër e moshuar ia ka dalë që t’i mbijetojë pandemisë globale.

E moshuara, e ulur në një karrocë me rrota është nxjerrë nga dy mjekë jashtë spitalit dhe më pas i është dorëzuar një familjari, i cili ka ardhur ta marrë i vetëm me një makinë tijën.

“Urime, është e shëruar!”,  mësohet se i ka dhënë njëera prej infermiereve familjarëve në momentin që i ka dorëzuar të moshurën, e shëruar tashmë. 

 

 

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277 me vetëm 18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Numri i viktimave ka shkuar në 16, pasi ka vdekur dje në spitalin Infektiv një 76-vjeçar nga Durrësi. 9 persona janë shëruar, duke e çuar në 76 numrin e personave që fitojnë betejën me koronavirus. Sakaq, në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll