Aktualitet

Shalsi zbulon planin e qeverisë: Për turizmin po punojmë për një paketë të veçantë të cilën po e studiojmë me kujdes

2 Prill 2020, 15:19 Nga DOSJA
Shalsi zbulon planin e qeverisë: Për turizmin po punojmë për

TIRANË- Ministri për Mbrotjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi ka bërë me dije se qeveria po punon një plan se si të ndihmojë sektorin e turizmit. Në një lidhje Skype me Ora News, Shalsi u shpreh se shumë shpejt do ketë një paketë ndihme, për të lehtësuar barrën e turizmit. Sipas tij, duhet ndjekur me shumë kujdes edhe vendet e tjera për të mos përsëritur gabimet e tyre. 

Jemi duke punuar në disa skenarë. Po ndjekim me shumë kujdes se çfarë po bëjnë vende të ndryshme për të menaxhuar një situatë të tillë, pavarësisht se ekonomitë e vendeve janë të ndryshme. Për turizmin po punojmë për një paketë të veçantë të cilën po e studiojmë me kujdes. Eksperienca e vendeve të tjera po tregojnë se nuk duhet të hidhen hapa të nxituara.

Ndërhyrjet duhet të jenë të mirëstudiura, pasi Shqipëria nuk ka luksin për paketa të mëdha financiare si vendet e tjera. Jemi të bindur se jemi në rrugën e duhur. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me bizneset duke shfrytëzuar teknologjinë. Bankat nuk po bëjnë zvarritje, por nga marrja e vendimit deri në zbardhje të tij duhet pak kohë”, u shpreh ministri.

Deklarata e ministrit bëhet në një kokë kur shumë biznese janë mbyllur dhe mijëra personave kanë mbetur pa punë. Përfaqësuesit e sektorit të turizmit prej ditësh kërkojnë ndihmë nga qeveria, por ende nuk është marrë asnjë masë për të lehtësuar barrën e tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart shalsi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sektori i turizmit eduart shalsi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 sektori i turizmit

Sondazh

Poll